Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

818 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca – Interi deshiron Malcom? Ja kerkesa e cmendur e Barcelones per kartonin e tij

Marca – Interi deshiron Malcom? Ja kerkesa e cmendur e Barcelones per kartonin e tij
Inter Club Staff

E ardhmja e Malcom eshte ne udhekryq por Barcelona deshiron qe te fitoje sa me shume me shitjen e tij. 

Ose me sakte: Barcelona nuk do te perfitoje thjesht sa me shume, por deshiron te beje nje super plusvalence me te.

Kete e ka shkruar pak me pare Marca ne versionin e saj online e cila ka shpjeguar edhe sa kerkon Barcelona per kartonin e brazilianit qe deri me tani ka gjetur shume pak hapsira ne Katalunje.

Cdo shifer mbi 32 milionet e shpenzuar per lojtarin do te benin qe Barcelona te perfitonte nje plusvalence por pavarsisht se ai ka luajtur shume pak, me sa duket Barcelona per te kerkon plot 70 milione euro per ta lene te lire.

Kjo eshte nje shifer absolutisht jashte merkatos per Interin e sidomos per nje lojtar qe ka deshtuar totalisht ne sezonin e tij te pare ne Spanje.

Interi eshte e interesuar prej kohesh per lojtarin, por nuk do e merte parasysh kurre nje operacion te tille per keto shifra.

Po cfare shkruante Corriere dello Sport sot per Malcom-Inter? 

“E verteta eshte se Malcom eshte blere si nje “siguri” nese Dembele do te kishte ende probleme sepse pas sezonit te tij te pare ishin rritur shume dyshimet nese ai do te ambjentohej tek Barcelona sepse sjellja e tij jashte fushe nuk ishte nder me te mirat.”

“Por ne sezonin e tij te dyte, francezi duket se eshte bere mjaft i rendesishem per Barcelonen dhe e ka lene brazilianin totalisht ne hije e ka bere qe ky i fundit te luaje vetem copeza ndeshjesh.”

“Interi nga ana e saj duket se eshte duke e menduar qe lojtarin tja kerkoje Barcelones ne vere. Ne javet e kaluara Ausilio ka udhetuar gjithe Europen per te ndertuar kontakte me klube dhe me lojtare qe po ndiqen me kujdes.”

“Ai ishte edhe ne ndeshjen e Barcelones ndaj Lyon pikerisht per ta pare ate ne aksion. Do te llogaritet mire kosto dhe do te mendohet oferta qe do te behet per lojtarin.”

“Por Interi mund ta kerkoje ate ne huazim duke pare se po luan shume pak dhe ai kerkon me shume hapsira duke menduar edhe nje largim nga Spanja.”

“Tani qe nuk ka me limitet e Settlement Agreement per zikalterit, ai mund te vije edhe ne huazim me detyrim blerje. Nuk ben me asnje diference.”

“Por do te duhet qe te flitet shume mbi shifrat e ketij operacioni. Barcelona vitin e shkuar pagoi per te 40 milione euro. Nderkohe Interi nga ana e saj deshiron te ofroje deri maksimumi 30 milione per kartonin e tij”, e mbyll Corriere artikullin e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.