Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

822 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca – Ja cfare pritet te ndodhe sot ne “diten e Modric”. Por e cuditshme qe Interi…

Marca – Ja cfare pritet te ndodhe sot ne “diten e Modric”. Por e cuditshme qe Interi…
Inter Club Staff

Sot eshte Modric-day. 

Edhe Marca e konfirmon plotesisht takimin e sotshem ndermjet Florentino Perez apo te drejtuesve te larte te Real Madrid me kroatin Luka Modric.

“Eshte ai “patatja e nxehte” ne shtepine e Real pas largimit te papritur te Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.”

“Super oferta e Interit ka vene ne dyshim qendrimin e Modric ne Madrid.”

“Reali vazhdon te mos deshiroje te shese mesfushorin dhe vazhdon te tregoje me gisht nga klauzola prej 750 milione euro qe ka Modric, por kroati nuk do t’ja dije.”

“Real do te tentoje me nje oferte te menduar mire sot per ti rritur pagen dhe kohezgjatjen e kontrates ne Madrid, por pas Boterorit duket se Modric e ka ndare mendjen dhe i ka idete e qarte.”

Gjithesesi Marca vazhdon edhe me tej dhe flet vetem per Interin:

“Eshte e cuditshme ne fakt qe Modric larg Real Madrid po e shtyn pikerisht Interi qe ka 101 probleme edhe me Fair Play Financiar.”

“Por zikalterit e kane ndare mendjen: deshirojne te bejne goditjen e veres, po perdorin gjithcka qe ta arrijne kete gje. Duan qe te barazohen me Juventusin dhe goditjen e tyre Cristiano Ronaldon.”

“Por Luka ndryshe nga portugezi eshte i paprekshem per Real. Vetem deshira e hekurt e tij mund te beje qe ky operacion te behet.”

“Ate qe nuk kane bere agjentet e Modric e kane bere drejtuesit e Real: duan te shtyjne sa me larg Interin. Prandaj oferta e Real Madrid nuk do te jete shume larg asaj te Interit. Reali deshiron realisht ta mbaje ne skuader, por tani topi do kaloje perseri ne duart e Modric. Por efekti i cuditshem mbetet, Modric mund te shkoje vertete tek Interi edhe pse zikalterit kane pasur jo pak probleme vitet e fundit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.