
Marca – Ja tre motivet qe kane bindur Valencian te bleje Kondogbia!
Nese nga njera ane po komplikohet blerja e Joao Cancelo per Interin, nga ana tjeter eshte e sigurt se Geoffrey Kondogbia do te behet nje futbollist i Valencias ne menyre perfundimtare.
Ashtu si tregon Marca, francezi e ka marre vesh qe dy muaj me pare qe do te blihej ne fund te sezonit dhe do i kushtoje Valencias 25 milione euro.
Gjithcka i eshte kominikuar lojtarit ne nje takim perpara nje ndeshjeje me Eibar ne Mestalla.
Gjate ketij takimi i jane treguar lojtarit edhe arsyet se pse ai eshte i rendesishem per skuadren.
Por Marca zbulon tre arsyet qe kane bere Valencian te beje nje investim kaq te rendesishem per te:
1) Raporti shume i mire: me shoket e skuadres dhe ambjentin. Kondogbia e ka bere veten qe te pelqehet menjehere, si nga shoket e skuadres por edhe nga tifozeria. Ai kurre nuk ka krijuar probleme por eshte stervitur me perulesi. Nuk e ka konsideruar veten asnjehere te paprekshem. Nje sjellje teper shembullore nga ana e tij qe prej fillimit.
2) Ambientimi: ashtu si nuk ndodhi ne Milano me Interin, tek Valencia mesfushori i datelindjes 1993 eshte ndjere si ne shtepi qe ne diten e pare duke treguar nje qetesi teper te madhe edhe ne fushe. Ky motiv ka shtyre akoma me shume Valencian te investoje tek ai.
3) Profesionizmi: i ardhur ne daten 21 gusht, vetem 6 dite me pas ishte ne Bernabeu kunder Real Madrid ku luajti nje ndeshje fenomenale. Edhe pse i demtuar, luajti duke shtrenguar dhembet. Pervec kesaj, eshte bere nje pike referimi per tranjerin Marcelino. Nje shembull per me te rinjte sipas teknikut te Valencias.
Por te mos harrojme se pervec 3 motiveve me lart, Valencia mendon se Kondogbia ne nje te ardhme mund te shitet me shume se 25 millione euro prandaj e ka pare kete operacion edhe si frutdhenes ne te ardhmen nga ana ekonomike.