Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,272 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca – Kujdes Inter, Modric mund t’ju perdore per qellime te tjera: ja skenari

Marca – Kujdes Inter, Modric mund t’ju perdore per qellime te tjera: ja skenari
Inter Club Staff

Edhe ne Madrid po flitet per hipotezen e nje transferimi te mundshem te koratit Luka Modric.

Ai sapo eshte shpallur si lojtari me i mire i Boterorit ne Rusi ku doli nenkampion bote me Kroacine e tij dhe aktualisht po zhvillon pushimet me familjen ne Sardenje por lojtari eshte ne qender te nje tratative te supozuar nga mediat qe perfshin Interin dhe Real Madrid.

Sipas shume burimesh, ai eshte i perzgjedhuri nga Interi per te permiresuar mesfushen e zikalterve, por nderkohe qe ka konfirmime gjithandej ka edhe zera me dyshues per sa i perket kesaj trative.

Nje prej tyre eshte gazeta e perditshme Marca qe nepermjet zevendes-drejtorit te saj thote se e gjitha kjo tratative mund te jete nje loje nga ana e Modric.

Sipas asaj qe thote Carlos Carpio, keto zera mund te perdoren nga Modric per te qendruar ne Madrid me nje kontrate te re supermilionere.

Ja cfare thote ai:

“Kujdes Inter, e gjithe kjo histori me Modric mund te perfundoje me thjesht nje rritje rroge per te.”

Por zevendes-drejtori i Marca nuk eshte i vetmi qe mbeshtet kete tratative. Edhe gazeta spanjolle Sport ka shkruar per kete gje disa ore me pare:

“Nje rritje te fundit dhe te pasur te kontrates tek Real Madrid. E fundit kontrate e madhe e karrieres se mrekullueshme te tij.”

“Mund te jete pikerisht ky objektivi i Modric dhe agjenteve te tij me historine e interesimit te Interit per te. Lojtari mund te mos kete si qellim largimin por vetem rritjen e rroges ne Madrid dhe kohezgjatjen e saj.”

“Duhet pare me kujdes situata e tij, sepse kjo eshte nje hipoteze per tu mare parasysh me patjeter.” – tregon e perditshmja spanjolle Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.