Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca – Lautaro Martinez i ka bere Icardit ate qe Icardi i beri Maxi Lopez jo nje here, por dy!

Inter Club Staff

Karma ekziston apo jo? Shume mendojne keshtu duke qene se per ata nese ne jete ben keq, ne nje moment ajo e keqe do te kthehet prapa si boomerang. 

Keshtu e ka nisur shkrimin e saj e perdtishmja spanjolle Marca e cila ka folur per dy futbollistet e Interit, Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez.

Ne kete moment Icardi ndodhet ne Milano duke u stervitur pas rikthimit ne skuader ndersa Lautaro Martinez ndodhet i grumbulluar me skuadren e tij kombetare dhe sapo ka shenuar golin e tij te pare me Albicelestet.

Gjithesesi, Marca ka bere nje krahasim te rende ne drejtim te mardhenies se Icardit dhe Lautaros, edhe pse ai eshte nje krahasim vetem figurativ. 

Ja cfare shkruan Marca tekstualisht: “Ashtu si tek Interi, edhe tek Argjentina, Lautaro Martinez i ka zene vendin Icardit. Ai eshte nje nga notat me pozitive te skuadres se Scalonit qe vazhdon te kete te njejtat probleme prej vitesh tashme.”

“Venezuela mundi Argjentinen 3-1 edhe pse ne fushe ishte me i miri ne bote, Lionel Messi.”

“Por le te rikthehemi tek Lautaro: nese kishte nje futbollist ne fushe qe dha edhe shpirtin dhe u mundua te perfitonte nga kjo mundesi, ai i ishte Lautaro qe ka luajtur dhe ka shenuar nje gol mjaft te bukur.”

“Ai ne mungese te Icardit e ka zevendesuar ate. Ne minutat e para vuajti jo pak, por me pas fitoi pozite ne fushe. Pati edhe disa raste, por portieri venezuelian ishte i mrekullueshem. Ne pjesen e dyte, ai zhvilloi nje ndeshje te mire gjithashtu.”

“Ne kete moment mund te themi se Lautaro Martinez ka bere me Icardin te njejten gje qe Icardi beri me Maxi Lopez.”

“Ishte pikerisht Mauro ai qe e priti ne shtepine e tij ne Milano i pari Lautaro Martinez qe fillimisht i zuri vendin tek Interi dhe me pas tek Argjentina.”

“Natyrisht qe krahasimi qendron vetem ne menyre figurative, sepse me shume se sa nje tradheti e Lautaros ndaj Icardit, e gjithe ceshtja e post-shiritit ka qene nje tradheti qe Icardi ka bere ndaj vetes. Le te jemi te qarte te kjo pjese.”

Por cfare mendon Lautaro Martinez per te gjithe kete histori? Ai ka folur ne nje interviste vetem perpara disa ditesh direkt nga grumbullimi i kombetares duke thene:

“Cfare mendoj une per te gjithe kete situate? Eshte dicka aspak e bukur, as per ate e as per ne qe jemi pjese e grupit. Por nuk mund te bejme shume, vendimin duhet ta marin personat qe punojne me te dhe qe ai i ka rreth tij.”

“Ne jemi njerez qe bejme te njejten pune si ai, jemi ne dispozicion te klubit, te Interit. Ajo qe ndodh rreth tij duhet ta zgjidhe vetem Icardi dhe personat qe e perfaqesojne ata.”

“Jam shume i lumtur per te tashmen. Kam arritur te luaj ne derbin tim te pare te Milanos dhe kam shenuar nje gol e me pas kam fituar. Ka qene me te vertete nje gezim i pafundem, fantastik.”

“E dini qe nuk me ka qene gjumit naten? Sa shume lumturi. Cfare ka ndryshuar pa Icardin? Minutat e lojes, por gjithesesi une kerkoj vazhdimisht te permiresohem cdo dite.”

“Procesi i pershtatjes me futbollin europian zgjat disa muaj dhe varet edhe nga tipi i lojtareve. Me siguri qe tani ndihem nje futbollist me i kompletuar qe ka mesuar nje futboll te ndryshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.