Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

301 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca ndez alarmin: “Ndaj Interit nuk do te mungoje vetem Sergio Ramos po ne rrezik edhe nje TOP PLAYER si Benzema.”

Marca ndez alarmin: “Ndaj Interit nuk do te mungoje vetem Sergio Ramos po ne rrezik edhe nje TOP PLAYER si Benzema.”
Inter Club Staff

Pas mungeses se sigurt te Federico Valverde dhe Sergio Ramos, Reali i Madridit rrezikon vertete qe te humbase nje copez tjeter te rendesishme per ndeshjen e se merkures.

Behet fjale per sulmuesin francez qe luan ne Madrid, Karim Benzema, qe eshte ne rrezik te forte ndaj Interit.

Alarmin per kete e ka dhene e perditshmja spanjolle Marca, e cila ka zbuluar edhe detajet e stervitjes se mengjesit sot.

“Ne mengjes Karim Benzema nuk ka qene ne stervitje rregullishit me shoket e skuadres e ky eshte nje lajm i keq.”

“Ai ka vazhduar punen ne menyre individuale ne palester dhe me pas po ne menyre individuale ka zbritur edhe ne fushe.”

“Por ne cdo ore qe kalon, prezenca e tij ne Milano vihet gjithmone e me shume ne dyshim, duke pare se priten pergjigje edhe nga stervitjet.”

“Nderkohe, te Reali jane ne ankth edhe per tamponet e Casemiros dhe Militaos, te cilet deri pak dite me pare kane qene pozitive me Covid19.”

“Dy lojtaret nuk jane stervitur fare pikerisht se kane pritur pergjigjen e testeve qe mund te vijne nga ora ne ore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.