Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,005 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marca – Real, Modric nuk shihet si titullar. Ja cfare ka vendosur Lopetegui! Por me pas lind pyetja…

Marca – Real, Modric nuk shihet si titullar. Ja cfare ka vendosur Lopetegui! Por me pas lind pyetja…
Inter Club Staff

Pavarsisht se ne Itali shume media e kane quajtur si te sfumuar Modric per Interin, duket se zikalterit nuk jane dorezuar ende por as kroati qe po shtyn akoma me Real Madrid per tu shitur. 

Ne Spanje tashme te gjitha mediat e medha e tregojne si te sigurt qendrimin e tij, por Marca ka shkruar sot dicka qe ka bere shume njerez te pyesin veten ende per te ardhmen e kroatit.

Duke u nisur pikerisht nga lajmi i qendrimit, Marca ngre nje pyetje dhe ka postuar nje sondazh ne faqen e saj online ku ka pyetur lexuesit e saj se cilet nga mesfushoret e Realit qe e nisen dje ndeshjen ndaj Milanit nga minuta e pare duhet te jene titullaret Lopetegui duke e theksuar madje se Modric nuk shihet nga tranjeri madrilen si nje titullar fiks per sezonin e ardhshem.

Pra, edhe pse ai do te qendroje, ai nuk do te jete titullar tek Reali tregon e perditshmja iberike.

Modric dje luajti shume pak minuta sepse sapo eshte kthyer nga pushimet, por per Marcan formacioni titullar i Realit ishte nje shenje e asaj qe do te ndodhe sezonin e ri.

Pra per ta, edhe nese lojtari do te udhetoje me Realin ne Tallin per Superkupen Europiane, pritet te mos kete shume hapsira ne vazhdim

Marca vazhdon edhe me tej:

“Qe te fusi kroatin, Lopetegui duhet te sakrifikoje njerin prej Casemiro, Kroos ose Isco ose duke ndryshuar modulin e duke mos futur njerin prej Bale, Benzema ose Asensio. Pra Modric per Realin eshte nje problem dhe nuk eshte nje titullar i palevizshem sic ishte Ronaldo.”

Pyetja qe lind ne fund natyrshem eshte: cfare kuptimi ka qe Modric te qendroje ne Madrid? E mbi te gjitha kete lajm e japin te njejtat gazeta qe e quajne te sigurt qendrimin e tij.

Ne ditet ne vazhdim do e marim vesh me siguri te ardhmen e tij, por nese gjerat jane keshtu, nje largim i Lukes do te ishte dicka e mire per te gjithe. Per Luken mbi te gjithe ne fakt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.