
“Cfare jane keto fjale nga Spalletti? E papranueshme. Nuk eshte tranjeri i Spal. Interi duhet…”
Duket se ka pasur shume kritika per Interin por mbi te gjitha per Luciano Spallettin ne shtypin italian pas ndeshjes se djeshme ndaj Torinos.
Zikalterit dolen ne barazim 2-2 ne ndeshjen e pare ne shtepi per kete sezon ndaj skuadres se Mazzarrit.
Nje pjese te pare shume te mire e pasoi nje pjese e dyte horror nga skuadra e Interit qe nuk diti te reagoje pas brazimit te Torinos.
Por gjithesesi, ajo qe i ka bere shume pershtypje dhe nuk i ka pelqyer aspak Luca Marchegianit, portierit legjendar te Italise, ka qene intervista e pas ndeshjes e Spallettit.
Atij nuk i ka pelqyer fare analiza e ofruar nga Luciano Spalletti pas ndeshjes per Sky Sport.
Ish-portieri thote nga studiote e Sky Calcio Show se nje tranjer i Interit nuk mund te thote ato fjale e sidomos per ambicjet e skuadres qe konsiderohet nga te gjithe si skuadra e dyte me e kompletuar e Serie A.
“Me vjen shume keq dhe me habit fakti qe tranjeri i Interit thote se skuadra nuk ka force per te qene anti-Juve ne kete moment dhe nuk mund te luftoje per te fituar kampionatin.”
“Keshtu mund te flase tranjeri Semplici i Spal, por jo tranjeri i Interit.”
“Interi duhet te luftoje ne cdo moment te vitit per kampionat. Ne cdo moment. Eshte Interi, jo Spal.”