Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marchetti: “Ja perse Thohir ka zgjedhur Nemanja Vidic…”

Marchetti: “Ja perse Thohir ka zgjedhur Nemanja Vidic…”
Inter Club Staff

Ne editorialin e tij te perjavshem ne Tuttomercatoweb, Luca Marchetti, zevendes kryeredaktori i Sky, tregon linjen e transferimeve te ardhshme ne merkato dhe jo vetem per sa i perket Interit:

“Kush tha qe merkato ka mbaruar? As ne enderr. Nuk ka mbaruar jo, madje po punohet per sezonin qe po vjen, edhe pse jemi goxha larg prej tij… dhe po punohet mbi te gjitha per te befasuar kundershtaret. Pikerisht sic po ben Interi. Duart i kane vene mbi Nemanja Vidic, i cili eshte prenotuar per ne qershor. Mungon pak fare per marveshjen perfundimtare. Ai do te vije me parameter zero dhe ka nje moshe relativisht te madhe, por duam te shpjegojme tek ju rregullin e te rinjve qe ka ne mendje Thohir. Ai mendon se duhet eksperience mbrapa ne mbrojtje dhe Interi ka filluar te gjeje zgjidhje per kete gje. Mbrojtesi i Manchester United ka karakterin e duhur per te mbajtur ne kembe repartin. Luftetar, ushtar. Keto jane epitetet qe shpesh here i kemi degjuar per te. Ja perse Interi e ka zgjedhur. Por duhet mbyllur shpejt kontrata pasi te arrihet marveshja: Rreziku (dhe merkato e fundit na meson) eshte qe gjerat mund te ndryshojne ne minutat e fundit.

Thohir ne nje fare menyre ka filluar te investoje dhe te ndertoje Interin e tij. Nuk do te jete me Branca, nxorri parate per Hernanes (edhe pse nuk shiti dot asnje), bleu kuotat e shokut te tij aksioner Roeslani tek Interi (duke investuar akoma me shume tek Interi). PPo formohet gjithnje e me shume keshtu nje skuader e re dhe nje klub i ri i fresket: E ardhmja eshte aty, ne kohen e duhur dhe me idete e duhura.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.