Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

684 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marco Branca del kunder Interit: “Nuk po e kuptoj klubin zikalter. Si ka mundesi qe te zevendesohet nje 20 vjecar me dike qe eshte ne perfundim karriere.”

Marco Branca del kunder Interit: “Nuk po e kuptoj klubin zikalter. Si ka mundesi qe te zevendesohet nje 20 vjecar me dike qe eshte ne perfundim karriere.”
Inter Club Staff

I intervistuar per Radio Punto Nuovo, ish drejtori-sportiv i Interit, Marco Branca ka komentuar zerat e fundit rreth tratativave te zikalterve qe kane te bejne sidomos me repartin e sulmit te Contes.

Te luash me porta te mbyllura?

“Jam dakort, futbolli eshte i vertete edhe keshtu. Kur jane ne mes kampionate, profesionizmi eshte per tu mbrojtur. Eshte nje klasifikim per tu mbyllur.”

Interi ka provokuar me idene per te hedhur Primaveren ne fushe…

“Jam i idese qe shpesh here kur gjerat duken ne disavantazh, nuk jane ne te vertete.”

“Alibite dhe justifikimet nuk kane qene kurre pjese e filozofise time. Une do te perballesha me shume dedikim ne keto sfida.”

“Ky eshte nje moment historik, politikisht dhe praktikisht, eshte e rendesishme te mendojme te luajme pa bere shume zhurme.”

“Duhet te jemi inteligjente te kuptojme rendesine e asaj qe ndodhi gjate rrugetimit.”

Shitja e Icardit?

“Jane vendime te marra ne nje moment historik. E mora une nga Sampdoria per 13 milione euro plus 2 milione euro bonuse.”

“E kam pare si nje pasoje natyrale kete shitje ne krahasim me ate qe ndodhi sezonin e kaluar.”

Lautaro tek Barceklona dhe Cavani tek Interi?

“Ne kete mes ndikon deshira e aktorit paresor, Lautaro. Nese deshiron te qendroje, une do e preferoja gjithmone nga ana sportive.”

“Por nuk ja vlen te mbash nje lojtar qe nuk deshiron te qendroje.”

“Cavani ka bere shume mire, por ai nuk eshte me 20 vjec. Kjo duhet thene. Jane vleresime per tu bere. Gjithesesi, deri sa te shoh firmat, une nuk besoj as tek Cavani e as tek Lautaro.”

“Gjithesesi te zevendesosh Lautaron me Cavanin ne kete moment me duket e cuditshme.”

“Cavani ka nje moshe te caktuar dhe Lautaro eshte vetem 20, nuk me duket shkembim i drejte. Po te ishte e kunderta, po. Ketu, nuk po e kuptoj klubin. Por mbase jane thjesht thashetheme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.