Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,594 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Market pool, premiot UEFA, sponsor: ja sa vlen goli i Matias Vecino!

Market pool, premiot UEFA, sponsor: ja sa vlen goli i Matias Vecino!
Inter Club Staff

Po sa shume qe vlen ne planin ekonomik, kualifikim i Interit ne Champions Leaguen e ardhshme?

Piero Ausilio, drejtori sportiv  i Interit, ka folur ne menyre shume  gjenerike per rreth 40 milione euro me shume per Interin ne krahasim me sa do te fitonte ne Europa League.

Sajti Calcioefinanza.it ka hyre ne detaje per kete ceshtje dhe ka treguar te gjitha fitimet monetare te Interit ne vitin e ardhshem te cilat mund te sherbejne fare mire edhe ne planin qe Interi i ka prezantuar Uefas per periudhen 2018/21.

Kualifikimi ne Champions keshtu, do te ndikoje ne dy bilance: Nga njera ane tek ai qe do te mbyllet ne 30 qershor 2018 per efekt te disa bonuseve si dhe nga ana tjeter, mbi te gjitha tek sezoni i ardhshem 2018-19.

Duke u nisur pikerisht nga bonuset per sa i perket sponsorizimeve, shifrat me te vogla do te vijne nga Volvo  dhe Bwin me respektivisht 150 mije euro dhe 100 mije  euro. Por shifra me te medha pritet te vijne nga marreveshjet qe Interi ka me Suning per sa i perket naming rights te Pinetinas dhe veshjeve te stervitjes qe duhet te garantojne te pakten tre milione euro me shume plus nje shifer bonus qe nuk eshte percaktuar ende.

Gjithesesi, impaktin me te madh ky kualifikim do e jape ne sezonin e ardhshem.

Grupi nga Nanjing i Kines garanton bonuse nese kalohet grupi deri tek faze me eleminim direkt deri tek bonusi prej 3,5 milione eurosh nese zikalterit do te jene ne kater vendet e para ne muajin dhjetor te vitit te ardhshem si dhe 5 milione euro nese kapin finalen e Champions.

Bonuset e parashikuara nderkohe edhe ne kontratat e Nike dhe Pirelli jane goxha te majme.

Vetem nga Pirelli mund te futen ne arkat e klubit zikalter plot 13 milione euro, ndersa kualifikimi ne Champions per dy sezone radhazi do te aktivizoje nje bonus prej 10% me Beijing Yixinshijie Culture Developement qe do te sillte plot 33 milione euro te thata ne arkat zikalter. 

Gjithesesi, parate me te medha per Interin do te vijne nga UEFA: nga 12,7 milione ne 15 milione bonuse vetem per kualifikimin ne fazen e grupeve.

Ketyre parave do i shtohen edhe pagesat e klasifikimit historik: ky i fundit nese do te konfirmohen zerat e disa javeve me pare, do te vleje me shume se 20 milione euro per Interin.

E fundit, por jo me pak interesantja, ka te beje me market pool: me kete strategji te re ne Uefa Champions League, nese Interi shkon deri ne fund te kompeticionit, mund te arrije deri ne 82 milione euro te fituara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.