Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

377 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Marotta boom, kontaktet me Raiolen nuk jane per Kean, por per Pogba: ja detajet.”

“Marotta boom, kontaktet me Raiolen nuk jane per Kean, por per Pogba: ja detajet.”
Inter Club Staff

Raportet ndermjet Interit dhe Mino Raioles jane shkeputur me thike qe tek shitja e Mario Balotelli rreth 10 vite me pare tek Manchester City. 

Por me sa duket, ato mund te rikthehen shume shpejt dhe kete gje e shkruan Tuttosport e cila tregon edhe se si Beppe Marotta ka nje mardhenie shume te mire me super agjentin dhe me te mund te krijojne bazen per disa goditje te medha ne merkato.

Moise Kean? Sipas Tuttosport, kjo eshte thjesht nje menyre per te humbur gjurmet sepse objektivi eshte nje tjeter dhe shume me i bujshem.

“Ndermjet dashurise se pare (Juvetntusit), idhullit (Zidane) dhe rikthimit ne atdhe (Paris), ka dale ne pah nje shans i madh per Paul Pogba: Interi i ish-drejtuesve te Juventusit, Beppe Marotta dhe Antonio Conte”, shkruan Tuttosport e cila vazhdon edhe me tej.

AKS I RI ME MINO RAIOLEN – “Siper agjenti Mino Raila eshte ai qe e ka menduar i pari kete tratative dhe sipas tij, klienti kampion bote qe menaxhon do te ishte menyra e duhur per tu rikthyer te beje biznes me Interin.”

“Hera e fundit qe ai e ka bere kete ka qene per Mario Balotellin ne 2010 dhe qe atehere Interi e ka perjashtuar Minon nga te gjitha tratativat.”

“Nese 10 vite jane shume kur e mendon, ne merkato jane nje pafundesi. Marotta nderkohe nga ana e tij kohet e fundit ka tentuar te afrohet me agjentin italo-hollandez.”

“Por ai qe po e tenton me se shumti kete eshte pikerisht agjenti qe e shikon Interin si nje miniere ari ne te ardhmen sepse e ka kuptuar fuqine e pronareve zikalter dhe kur vjen puna tek parate ai eshte si nje peshkaqen qe ndjen eren e gjakut.”

JO VETEM KEAN – “Lajmet e para keto dite kane treguar per nje tratative ndemjet Interit dhe Raioles per Moise Kean te Everton.”

“Por pervec nje diskutimi te shkurter, nuk ka pasur asgje tjeter. Emri i vertete qe eshte ne tavolinen e Marottes dhe Raioles eshte ai i Poul Pogba.”

“Interi ka marre informacione per lojtarin qe eshte me shume se kurre i vendosur per tu larguar nga Manchester United pas kater sezonesh me djajte.”

PLANI PER POGBA – “Raporti i Interit me Manchester United eshte i mrekullueshem – dhe kete e tregojne marreveshjet per Lukaku, Sanchez dhe Young – por mbi te gjitha Marotta mund te gjeje nje mundesi te arte merkatoje duke pare se do te kete para per te shpenzuar.”

“Zikalterit mund te kene nje fond te rendesishem nga shitja e Icardit, Perisic dhe mbase edhe Lautaros.”

“Antonio Conte do te ishte me i lumturi nga te gjithe duke pare se ka stervitur Pogba edhe me pare tek Juventusi dhe mbi te gjitha kerkon nje mesfushor box to box, tipik si francezi qe te beje edhe Eriksen te shpertheje.”

“Me shume se sa kartoni, problemi ne kete mes eshte edhe rroga e Pogba. Ne kete moment Conte eshte me i paguari me 12 milione euro dhe Eriksen me 7,5 milione euro qe behen 10 milione euro me bonuse.”

“Por po ashtu si Juventusi, Interi mund te perfitoje nga dekreti i rritjes ne Itali qe i jep mundesi punonjesve qe vijne nga jashte ne Itali qe te paguajne shume me pak taksa.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.