Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 24, 2021

Scroll to top

Top

869 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta: “Ja cfare oferte kemi bere per Lukaku. Por nuk mund te them qe cdo gje eshte e mbyllur sepse nuk dua te shprehem tani.”

Marotta: “Ja cfare oferte kemi bere per Lukaku. Por nuk mund te them qe cdo gje eshte e mbyllur sepse nuk dua te shprehem tani.”
Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e Sky Sport diten e djeshme. 

Ai per here te pare ka folur per tratativen me te nxehte te Interit, ate per Lukaku por nuk ka dashur te zbuloje shume.

Keto kane qene fjalet e tij: “Do te jete nje kampionat i bukur dhe i gjithi per tu perjetuar. Duke pare se do te jene 8-9 tranjere te rinj, eshte i gjithi per tu eksploruar.”

“Skuadrat perfaqesojne gjera te reja. Ne kemi nje shoqeri shume te forte por natyrisht qe duhen respektuar disa parametra. Pastaj do te shohim se si duhet ti shfrytezojme mundesite qe do te na dalin perpara.”

“Kemi shume besim. Klubi ka bere disa investime te rendesishme dhe mendoj se jemi shume perpara me punen e bere.”

Me pas vjen edhe pyetja e drejteperdrejte per Lukaku: Parametrat e Lukaku a mund te jene te njejtat me ato qe ka percaktuar Interi?

“Pak me pare po flisja per mundesi. Sot eshte e qarte se cmimet e lojtareve jane shume te larta ne disa raste, si ne rastin e Lukaku pershembull.”

“Ne kemi bere nje oferte te mjaftueshme per te e per nje klub si ky i joni duke respektuar vleren e lojtarit. Nuk e kemi mbyllur marreveshjen e nuk dua te them qe cdo gje eshte e mbyllur sepse nuk dua te zhbalancohem me shume. Do te kerkojme qe te monitorojme situaten dhe do te shohim cfare do te ndodhe. Por nuk dua te zbuloj me shume sepse ne futboll gjithcka eshte e paparashikueshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.