Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

509 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta e ka zgjedhur lojtarin e krahut perfekt per Interin? “Nje lajm i keq: nuk mjaftojne me 25 milione euro.”

Marotta e ka zgjedhur lojtarin e krahut perfekt per Interin? “Nje lajm i keq: nuk mjaftojne me 25 milione euro.”
Inter Club Staff

Dy ikin, dy qendrojne. Ne kete moment, ky eshte apeli i lojtareve te krahut tek Interi dhe kjo eshte pak a shume ajo qe do te ndodhe.

Nese Candreva dhe Young jane te sigurt per konfirmimin e tyre, me kete te fundit ne fakt qe edhe eshte zyrtarizuar nga Ausilio si nje qendrim i sigurt, per Moses dhe Biraghi eshte shume e veshtire qe te qendrojne ne Milano.

Moses nuk do te blihet per 12 milione euro nga Chelsea dhe e njejta gje vlen edhe per Biraghi nga Fiorentina.

Nje huazim i ri? Klubi po e vlereson kete mundesi, por ideja eshte qe te blihen dy lojtare krahu qe te jene titullare potencial.

Chelsea 'watch Atalanta star Robin Gosens' as left-back impresses ...

Emrat qe jane permendur jane te shumte: qe tek endrra e rikthimit te Joao Cancelo e deri tek Semedo apo Firpo (qe jane perfolur ne tratativen me Barcelonen per Lautaron).

Gjithesesi, sipas Calciomercato.com, per Marotten ka vetem nje lojtar te rrethuar me ngjyre te kuqe ne krah dhe qe eshte i preferuari i tij si perforcim perfekt per Interin.

Ai eshte Robin Gosens, nje lojtar krahu qe ka qene protagonist total ne kete sezon te mrekullueshem me Atalanten.

Gosens ka lindur ne vitin 1994 dhe eshte nje nga resurset me te rendesishme te Gasperinit, autor i shume golave dhe assistve.

Klubi i Lyon, kujton Calciomercato.com: “ne janar ka ofruar 25 milione euro per lojtarin, nje oferte qe eshte refuzuar menjehere nga Atalanta.”

“Mesazhi ka qene i forte edhe per klubet e tjerat te interesuara pe te: cmimi i Gosens eshte me i larte se aq, me te pakten 10 milione euro.”

“Interi e di, po ashtu edhe Chelsea qe e ndjek per nje te ardhme nese largohet Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri.”

“Atalanta nderkohe ferkon duart, sepse e di qe lojtari pelqehet shume edhe nga Marotta dhe ky i fundit mund te vendose te beje nje oferte shume te rendesishme per te.”

“Por Marotta lajmin e keq per Gosens e ka marre qe ne janar: per te nuk mjaftojne me vetem 25 milione euro.”

“Gjithesesi, buxheti i Interit kete sezon e parashikon nje investim te rendesishem edhe ne krahet e mesfushes.”

“Ky repart per skemat e Contes eshte nje repart shume i rendesishem dhe te gjithe ne kampin zikalter e dine se Interi duhet te vere dore per ta perforcuar.”

“Po emra te tjere? Pervec Gosens, Interi per krahun e majte ka me sy shume te mire italo-brazilianin e Chelsea, Emerson Palmieri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.