Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

596 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta e pranon: “Po, nuk kemi paguar rrogat e lojtareve per dy muaj: ja pse. Kemi nje marreveshje me…”

Marotta e pranon: “Po, nuk kemi paguar rrogat e lojtareve per dy muaj: ja pse. Kemi nje marreveshje me…”
Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka folur per La Gazzetta dello Sport per krizen qe ka kapur futbollin italian dhe pagesen e rrogave te lojtareve nga ana e klubeve.

Interi sapo ka arritur nje marreveshje me lojtaret e saj. A na e shpjegon dot kete lloj marreveshje dhe per cfare behet fjale?

“Kemi dashur qe te paguajme me vone disa rroga, ato te korrikut dhe gushtit. Kjo ishte e nevojshme per bilancin. Per kete kemi rene dakort me lojtaret sepse ata e kuptojne momentin. Ska lidhje vetem me futbollin.”

Mendon se keto zgjidhje do te perdoren edhe ne te ardhmen?

“Me siguri. Po flasim ne keto dite me klubet e tjera dhe me Federaten. Ideja eshte qe te behen me fleksibel pagesat e lojtareve. Natyrisht qe i referohem vetem Serie A.”

Pse?

“Ne Serie B dhe C rrogat jane shume me te ulta dhe duhet te behen ne menyre te rregullt, pa asnje ndalese.”

Cila eshte ideja juaj?

“Te luash pa tifoze do te thote se luan pa marre te ardhura nga loja, klubet varen vetem nga te ardhurat televizive dhe sponsorat, qe vijne ne nje kohe me te vonshme.”

“Do te ishte mire qe klubet te ishin te lira te benin pakte me lojtaret e tyre per te pasur fleksibilitet per pagesen e rrogave.”

Por pagesat jane mujore…

“Nuk e diskutoj kete. Do te mjaftonte qe te vendosnim nje shume minimale mujore, duke mos renduar klubet, nderkohe qe pagesat e plota te mereshin ne nje moment te caktuar e vitit.”

“Ne kete menyre, rrogat me te larta, nuk do te ndikonin shume te klubet. Ne shume vende europiane funksionon keshtu. Pse te mos e bejme edhe ne kete gje?”

Nderkohe, rritet kosto e punes…

“Per fat te keq, po. Tashme klubet e A shpenzojne 60% te se ardhurave per rrogat e lojtareve. Eshte nje perqindje qe rrezikon te dergoje klubet ne falimentim. Duhet nderhyre per te gjetur nje rruge solide.”

Nuk eshte dicka e lehte.

“Jam optimist. Do ja dalim ta kalojme edhe kete moment te keq dhe te gjejme rrugen e duhur. Jam i bindur per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.