Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet hapur: “A eshte e vertete se une do rikthehem te Juventus? Une kam vetem nje deshire: te hap nje…”

Marotta flet hapur: “A eshte e vertete se une do rikthehem te Juventus? Une kam vetem nje deshire: te hap nje…”
Inter Club Staff

Mundesite qe Interi te vere duart mbi Skudeton tashme jane shume te larta dhe me ardhjen ne Itali te Steven Zhang, Interi ka marre edhe me shume siguri.

Per kete ceshtje dhe shume te tjera, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, ka dhene nje stervitje para ndeshjes ndaj Crotones.

Keto kane qene fjalet e tij ne shqip:

Do donim te njihnim ndjesite e tua. A e ndjenit se mund te afroheshit me kete enderr kaq heret?

“Ndjesia eshte pozitive. Por nuk kemi fituar ende asgje. Eshte e drejte qe te presim te kalojne edhe disa prova perpara se te themi gjera te tilla.”

“Ne duhet te bejme ndeshjen tone dhe dhe te bejme nje ndeshje sa me te mire duke marre ne shtepi nje rezultat pozitiv.”

Cfare ndjesish ju ka transmetuar mbi te ardhmen e Interit takimi me Steven Zhang? Cfare ndjesish keni ju per te ardhmen?

“Mbi te gjitha ai eshte kthyer duke perfituar nga kjo qetesi post-Covid e per te perjetuar me ne kete finale kampionati.”

“Ai ka ardhur ne momentin e duhur per te folur per te ardhmen. Sot jemi te perqendruar te finalja e kampionatit.”

“Sot kemi nje grup kompakt fale punes se tranjerit i cili ka dhene motivimet e duhura duke kompaktesuar te gjithe Interin.”

Dhjete vite me pare ti dhe Conte hapet nje cikel fitues te Juventusi. Sot po e beni kete gje me Interin. Cilat jane gjerat e perbashketa me keto dy fitore?

“Edhe te Juventusi, Conte beri maksimumin dhe ishte vula e tij te ajo fitore. Sot gjendemi te e njejta situate pothuajse.”

“Conte ka ditur qe te vleresoje ne maksimum skuadren ne dispozicion. Jemi shume afer fitores. Ka tensionin e duhur per te marre kete titull.”

Po zerat per nje rikthim tendin te Juventusi? Si i komentoni?

“Jo, aspak. Une kam ardhur tek Interi pasi kam folur me Zhang dhe dua te hap nje cikel fitues me Interin.”

“Vitin e shkuar kemi arritur ne finale te Europa League. Kete vit po e shohim te gjithe cfare mund te arrijme. Do te ishte bukur te vazhdoja tek Interi pavarsisht veshtiresive te medha me te ardhurat per shkak te Covid.”

Veshtiresite financiare mund te kishin vene ne veshtiresi te madhe Interin, por nik ka ndodhur. Thuhet se lojtaret kane reaguar ne menyre fantastike perballe kesaj emergjence qe ka pasur klubi.

“Ne kemi ne skuader profesioniste te vertete, nuk kemi pasur asnje problem. Conte ka nje lidership shume te forte dhe te gjithe kane ndjekur tranjerin.”

“Mbase edhe po te kishim ndonje molle te kalbur ne skuader, vete skuadra dhe grupi do e kishte izoluar direkt pa pasur nevoje fare qe klubi te nderhynte apo tranjeri.”

“Por kjo skuader ka nje ndjesi perkatesie ndaj fanelles qe e kane shume pak. Lojtaret kane fituar me te vertete pak, por kjo per ta perfaqeson nje motiv presioni pozitiv. Nje stimul me shume per te arritur ne maje.”

Si eshte Sensi? Mund te na jape dicka ne te ardhmen?

“Ka lojtare qe arrijne te maturohen me ngadale se te tjeret. Barella eshte futur direkt, Sensi ka pasur probleme fizike qe kane shkaktuar qe te kete shume ndalesa.”

“Por Interi beson tek ai, eshte i ri dhe bashke me Barella dhe Bastoni perfaqesojne te ardhme ne futbollit kombetar italian.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.