Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

335 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet hapur: “Do te bejme apo jo investime ne janar? E verteta eshte se ne do te…”

Marotta flet hapur: “Do te bejme apo jo investime ne janar? E verteta eshte se ne do te…”
Inter Club Staff

Jo vetem per ndeshjen ne Olimpico qe do te luhej pak minuta me pas, por ai ka prekur edhe tema per sa i perket merkatos.

Keshtu, pak perpara ndeshjes ndaj Romes, perpara mikrofonave ka dale Beppe Marotta, i cili ka dhene mendimin e tij per mikrofonat e DAZN:

Sot eshte nje ndeshje e rendesishme, sepse Interi nder te tjera duhet te mbaje ritmin e vendeve te para.

“Po, eshte nje ndeshje e rendesishme, edhe pse jemi ende ne nje faze fillestare te kampionatit. Por sot ka rendesi edhe rezultati, edhe loja.”

Ka shume zera per rrogat dhe per nderrime te pronesise se Interit. Cfare do ti thuash tifozeve?

“Qe klubi eshte shume solid. Po kalojme nje moment perqendrimi duke pare me pak investime, por ne jemi njerez te sportit, situata te tilla te bejne te dashurohesh me shume me fanellen.”

A e prisnit levizjen e agjentit te Eriksen?

“Jane dinamika me te cilat jemi mesuar ne boten e futbollit por ne do te permbahemi per cdo detyrim kontraktual qe kemi.”

A ka ndonje shans per merkato low-cost?

“Duke mos pasur mundesi te mos bejme investime, si fillim duhet te vleresojme grupin qe kemi, pastaj pasi ta kemi bere kete, pasi te kemi vleresuar te gjithe me kujdes, te shohim. Por e rendesishme te vleresojme grupin aktual.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.