Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet hapur: “Doni te verteten? Jem i ne nje moment tragjik. Dakord me Conten kur thote se…”

Marotta flet hapur: “Doni te verteten? Jem i ne nje moment tragjik. Dakord me Conten kur thote se…”
Inter Club Staff

Vetem pak minuta perpara fillimit te ndeshjes me Hellas Verona, per mikrofonat e mediave ka folur edhe Beppe Marotta.

Ai eshte shprehur shume i vendosur per sa i perket vendimeve te klubit por eshte shprehur qarte edhe per Super League.

Na beni nje koment per faktin se klubi i Interit eshte cituar si nje nga klubet qe duhet denuar ne letren qe ka marre Dal Pino.

“Ne nuk dime asgje per kete. Nuk na eshte komunikuar asgje ne rruge zyrtare. Kemi mungese informacioni, te shohim.”

“Por doni te verteten? Jemi ne nje moment tragjik per futbollin. Kemi nje rritje te veshtiresive ekonomike dhe kush fshihet pas problemeve ben gabim.”

“Ky model qe eshte sot nuk funskionon me. Pandemia ka kontribuar ne uljen e te ardhurave.”

“Shpresoj te flasim shume shpejt per nje reforme te rendesishme ne futbollin e profesionisteve. Duhen ulur kostot me patjeter.”

Cfare problemesh fsheh kjo ndeshje sot per nje grup si ky i Interit qe po afrohet cdo dite e me shume me objektivin e madh per here te pare?

“Conte e ka nenvizuar disa here se djemte nuk e kane pasur kurre kete presion. Une jam dakord me te.”

“Nuk duhet pare kundershtari, por duhet pare njeri-tjetri dhe te perballen te gjithe bashke me cdo veshtiresi qe kane perpara.”

A jeni dakord me fjalet e Contes qe kerkon qartesi nga Suning dhe Zhang?

“Une jam dakord me dy koncepte: kerkesa qe perqendrimi te jete maksimal per fundin e kampionatit dhe ne jemi te gjithe te perqendruar.”

“Fjalet e tij me duken nje deklarate e sinqerte, sepse ne fund te sezonit do te vleresojme programet tona si cdo klub.”

“Ka shume pasiguri per shkak te modelit te futbollit ne kete moment, por eshte e drejte qe te ulemi dhe te flasim per programimin e se ardhmes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.