Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet hapur: “Ja cfare do te ndodhe ne kete merkato per Interin. Te gjithe duhet…”

Marotta flet hapur: “Ja cfare do te ndodhe ne kete merkato per Interin. Te gjithe duhet…”
Inter Club Staff

Drejtuesi i Interit, Beppe Marotta, pak perpara ndeshjes ndaj Crotones ka folur per momentin e zikalterve ne mikrofonat e Sky Sport.

Na thoni pak situaten: jeni nje minus vendi te pare dhe pas takimit me Conten cfare ka ndodhur? Jeni ne sintoni apo jo?

“Gjithcka eshte ne normalitet, keto jane dinamika me te cilat te gjitha klubet jetojne sepse per pak fillon merkato.”

“Kemi zgjedhur disa rruge per tu ndjekur: nuk do te na lejohen investime te medha, por duhet te kemi nje ekuiliber financiar.”

“Te gjithe klubet nuk do mund te bejne dot operacione te medha. Eshte nje moment delikat i sezonit, prandaj, duhet nje sforco nga ana e te gjitheve. Sot ama mendojme vetem per tre piket.”

Pronaret mbeten te bindur per ate qe po ben Interi, ne krahasim me ambicjet?

“Mund ta garantoj une. Dje komunikata e presidentit ka mohuar cdo mundesi shitje te Interit. Si pasoje, situata eshte shume e qarte per neve.”

“Jemi ne nje moment ku perqendrimi boteror i futbollit eshte tek pandemia dhe tek financat.”

“Klubet duhet te gjejne stabilitetin e tyre financiar. Per kete arsye nuk ka me merkato si me pare.”

Ne nivel te pergjithshem, te gjithe klubet kane lojtare ne shitje dhe mund te behen shkembime. Nese nuk te japin ndonje dore nga kampionatet e tjera, si do mund te levizte Interi ne merkato?

“Situata e pare qe duhet pare eshte ajo e kostos, por kostot me te medha i zene kontratat e lojtareve.”

“Prandaj duhet pare me kujdes cdo situate. Deri me tani, ka klube ne europe qe kane pasur 75% te ardhura me pak. Nje katastrofe kjo. Ne nuk duhet te arrijme kurre kete nivel ne Itali sepse do te ishte nje vetevrasje.”

“Por ne kete merkato ne i kemi zgjedhur strategjite tona dhe duhet te kemi besim te forcat tona. Me shume nuk mund te them tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.