Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

283 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet hapur per Lautaron: “Une jam shum optimist se ai do te qendroje: ja pse. Deri me tani Lautaro…”

Marotta flet hapur per Lautaron: “Une jam shum optimist se ai do te qendroje: ja pse. Deri me tani Lautaro…”
Inter Club Staff

Ambicje, uri, deshire per permbysje. Me nje shikim lart, por jo shume larg, ku Juventusi dhe Lazio po duelojne per Serine A, me shpresen per tu rifutur ne gare per endrren e quajtur skudeto.

Me keto ndjesi, Interi i Antonio Contes eshte rikthyer diten e djeshme ne fushe ne Serie A pas eleminimit ne Kupe ndaj Napolit.

Zikalterit fituan 2-1 nje ndeshje te dominuar totalisht, por per mikrofonat e Sky Sport, pak perpara ndeshjes ka folur administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta.

Ai eshte ndalur ne shume tema: qe tek endrra kampionat e deri tek Lautaro Martinez dhe rritja e skuadres.

Keto kane qene fjalet e tij per secilen ceshtje:

SKUDETO – “Fjalet e Contes jane nje stimul me shume. Jane fjale qe bien dakort te gjithe. Ka edhe 13 ndeshje (12 pas te djeshmes) dhe gjithcka mund te ndodhe.”

“Nga sot duhet te jemi shume te karikuar dhe te motivuar. Tre pike ndaj Sampdorias do te ishin nje hap i mire drejt vazhdimit te kampionatit (3 pike qe erdhen me te vertete).”

LAUTARO – “Lautaro Martinez? Qe eshte objekt i deshirave te merkatos, eshte dicka e njohur tashme.”

“Por duhet te theksojme se ka bere nje kampionat te madh. Eshte i ri dhe ka shume kualitete te medha.”

“Interi eshte nje klub qe nuk ka deshire te shese lojtaret e saj me te mire. Nese ai nuk manifeston deshire per tu larguar, ne do e mbajme fort afer vetes.”

“Pasi them kete, dua te theksoj se nuk luhet prej tre muajsh dhe duhet te mesojme qe te presim lojtaret.”

“Nje ndeshje nuk eshte e mjaftueshme per te vleresuar askend. Eshte nje djalosh i ri, i kenaqur patjeter nga interesimi per te i klubeve te medha.”

“Por ky eshte nje motiv per te bere mire. Nga ana jone ka deshire per ta mbajtur dhe ai nuk e ka manifestuar kurre konkretisht deshiren per tu larguar.”

“Jam shume optimist per te ardhmen dhe qe ai mund te qendroje per te punuar me ne edhe vitin qe vjen.”

RRITJA – “Sa mungon nga fitorja? Mbi te gjitha, ka nje aksioner qe garanton stabilitet financiar dhe te klubit.”

“Familja Zhang na jep kete siguri, dhe ne duhet ti ndihmojme ata. Rezultatet pozitive jane pare qe me ardhjen e Contes, tani duam te vazhdojme keshtu per te arritur kenaqesi dhe trofe.”

RINISJA E SERIE A – “Njerezit duan te rikthehen ne normalitet. Futbolli eshte nje fenomen social, duhet qe te bejme qe shume familje te heqin mendjen nga gjithcka cfare kane perjetuar.”

“Nepermjet futbollit kemi vullnet qe te sjellim lumturi. Ky eshte motivi kryesor qe ka sjelle futbollin perseri.”

“Objektiv i arritur edhe fale punes se Gravina dhe Dal Pino. Duhet ti japim gjithmone meriten atyre qe e kane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.