Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

390 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet shume ashper: “Ekziston dicka ne lidhje me te ardhmen e Interit te cilen e mohoj kategorikisht. Ne drejtuesit do te…”

Marotta flet shume ashper: “Ekziston dicka ne lidhje me te ardhmen e Interit te cilen e mohoj kategorikisht. Ne drejtuesit do te…”
Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, Giusepppe Marotta, ka qene protagonist ne nje takim te “Pirellone” me Inter Club “Consiglio Regionale della Lombardia” ku ka prekur shume tema.

Drejtuesi i rendesishem zikalter eshte intervistuar nga Fabrizio Biasin dhe ka treguar vertete disa gjera te rendesishme per te tashmen dhe te ardhmen e Interit.

Kualifikimi ne grupet e Champions eshte nje fitore e vogel?

“Kjo arritje eshte e madhe sepse mungonte prej shume vitesh. Lojtaret dhe tranjeri donin dicka te tille dhe e arriten.”

“Ekuacioni jo gjithmone vlen. Portofoli plot ndihmon, por nuk jane parate ata qe te japin kompetence, pasion apo vullnet qe ne kete Inter gjenden me shumice.”

Te verteten: e prisje nje Inzaghi kaq lart qe ne fillim?

“Nuk me habit fare sepse kam pasur menyre te punoj me te edhe kur ka qene lojtar. Ai ishte profili perfekt per Interin.”

“Te Lazio kishte dhene shembullin e nje tranjeri te ri, fitues dhe dinamik. Mendoj se cikli i tij te Lazio kishte perfunduar dhe erdhi ne momentin perfekt te Interi qe luante me nje model identik si ai i tij.”

Ishte zgjedhja jote e pare? Do te kishte firmosur me Lotiton nese nuk do e kishe marre…

“Ishte ne listen time, te Ausilios dhe te Baccin. Keto lloj zgjedhjesh duhen bere me miratimin e te gjitheve. Ne kemi parakaluar Lazion me disa ore ne garen per te. Jemi treguar te shpejte.”

“Nuk do te ishte e thjeshte nese do te kishte rinovuar me Lazion. Por mund te them se po kerkonim nje tranjer italian.”

A je ndjere i tradhetuar nga Conte?

“E bukura e futbollit eshte kjo. Ndodhin gjera me shpejtesi te madhe. Contes i njohim meriten qe ka bere nje rruge te rendesishme qe na dergoi te fitorja. Nuk mund te mos ja njoh keto vlera.”

Pse i paguam rrogen vitin e fundit edhe pse ai donte te largohej vete?

“Pyetje e bukur, por eshte ngjarje e kaluar. Le te flasim per te tashmen.”

Ka nga ata qe flasin per pronaret qe nuk jane prezent. A e sheh te mundshme nje nderrim pronesie keto kohe?

“Ekziston dicka ne lidhje me te ardhmen e Interit te cilen e mohoj kategorikisht ne kete moment. Madje perfitoj nga rasti per te bere qartesi.”

“Klubet angleze kane pronare te huaj. Pronaret nuk jetojne cdo dite me klubin, ka menaxhera qe merren me kete pune. Pronaret duhet te japi stabilitet.”

“Une dua te falenderoj edhe njehere familjen Zhang dhe ne radhe te pare Steven qe eshte shume i apasionuar me kete klub.”

“Keto vite kane futur tek Interi qindra miliona euro. Nese Interi ka gjetur sabilitet dhe ka nisur nje periudhe fituese, eshte fale familjes Zhang.”

“Pandemia ka krijuar probleme per te gjithe, e njejta gje vlen edhe per Suning, por kurre nuk ka munguar afersia e tyre me Interin.”

“Raporti me menaxheret eshte shume i afert. Garancia me e madhe eshte kjo. Modeli per tu pershtatur tani eshte nje menaxhim me kosto me te ulta.”

Mendon se vera e ardhshem do te jete ende e veshtire?

“Ne Itali jemi parakaluar nga shume shtete duke pare se jemi prapa me modelin. Kemi nje problem shume te madh me koston e punes.”

“Duhet te ulim kostot e punes dhe te prodhojme lojtare. Mbase duke prodhuar lojtare do te ndryshoje dicka mire edhe ne kete drejtim.

Te gjithe presin rinovimet e Brozovic dhe Perisic. Ne cilen pike jemi?

“Nese lojtaret duan te qendrojne ne jemi te lumtur ti mbajme. Vullneti i lojtarit eshte gjithmone thelbesor per mua.”

“Ne nuk mund te hedhim miliona, nese ekziston mundesia qe lojtaret te kuptojne modelin e ri te Interit dhe te Serie A, mund te vazhdohet perpara bashke.”

“Me shume krenari them se Interi i jep shume lojtareve. Mendoj se eshte shume e veshtire qe diku tjeter te gjendet kjo dashuri, ky seriozitet, ky profesionalizem. Mendoj se mund te gjendet nje marreveshje patjeter.”

Cfare mund te ndodhe ne janar?

“Ka disa vleresime qe po behen. Janari eshte nje merkato riparuese, ne jemi me fat te kemi nje skuader qe nuk ka probleme te thella.”

“Po na japin kenaqesi, e meritojne te vazhdojne perpara. Dritarja e merkatos se janarit eshte e veshtire, sepse eshte e veshtire te permirsohet ky Inter.”

“Jemi te tretet ne Itali dhe ne turin tjeter ne Champions League. Nuk duhet permbysur asgje.”

A doje ta shisje Lukakun?

“Vullneti i nje lojtari eshte thelbesor. Ne kete rast ka dale ne pah vullneti i madh i lojtarit per tu rikthyer te Chelsea dhe nga ana tjeter kishte nje shifer qe nuk mund te refuzohej.”

“Por nese nuk do te kishte vullnet nga ana e lojtarit per tu larguar sot do te flisnim per gjera te tjera. Prandaj, le ta zhdukim njehere e mire kete histori.”

A te ka bere keq Agnelli duke te larguar?

“Ka nje cikel per lojtare dhe per tranjere dhe natyrisht ka cikel edhe per drejtues. Une jam shume i lumtur te jem tek Interi.”

“Ju mbase nuk e dini, por shkoja nga shtepia ime deri ne Appiano Gentile me biciklete kur kam qene i ri. Ishte Grande Inter dhe kujtoj shume ndeshje qe kam pare.”

“Atehere milanezet e benin pergatitjen verore ne Como ose Varese. Te shtunave shkohej ne hotel per ti pare.”

“Kam njohur Suarez kur kam qene 10 vjec. Si femije kam qene tifoz i Vareses e nese jaam ketu sot ja dediktoj te gjitha asaj skuadre. Si lombard shikoja Milan dhe Intern e San Siro ose ne kanalet zviceriane.”

Keto dite ka lajme per plusvalenca dhe probleme te Juventusit me prokurorine. Cfare mund te thuash?

“Qe modeli italian duhet te ndryshoje dhe te kete me shume player trading. Jemi nje kampionat tranzicioni, kampionet nuk e mbyllin me karrieren ketu.”

“Me Lukaku dhe Hakimi kemi pare se kush vjen ne Itali ka shpresen per te shkuar ne PSG ose ne Premier.”

“Duhet te perballemi edhe me keto situata sepse Hakimi dhe Lukaku kane sjelle plusvalenca, por duhet te jene reale.”

Inter ka ndonje problem me kete histori?

“Absolutisht jo.”

Kur do e rinovosh kontraten?

“Si menaxhim, ne kemi nje raport shume te mire me pronaret. Do te shohim se si Covid do e kushtezoje rikthimin e Steven Zhang ne Milano.”

“Por une, Ausilio, Baccin dhe Samaden jemi shume te lumtur qe te vazhdojme eksperiencen tek nteri dhe kjo eshte dicka reciproke. Mendoj se ne rastin e pare qe do jepet, do te ndode.”

Deri ne 2025?

“Kete do e shohim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.