Marotta gati te dergoje ne gjyq Federaten Italiane per ndeshjen Bologna-Inter? “Ai kerkon mbi te gjitha qe Interi te…”
Me sa duket vendimi i Gjykates Sportive per Bologna-Inter diten e djeshme qe ndeshja te mos konsiderohet 0-3 ne tavoline dhe te riluhet ka nxitur nje reagim te ashper te Marottes.
Kjo sepse per kete ndeshje eshte perdorur nje meter tjeter gjykimi ne krahasim me ate qe ka ndodhur ne rastin e Udinese-Salernitana ke te sezon, apo edhe me Juventus-Napoli sezonin e shkuar.
Per kete arsye Marotta ke vendosur ta apeloje kete vendim sepse nuk e ka kuptuar pse Interi jo dhe skuadrat e tjera po.
Cfare ka ndodhur qe Interi te marre kete trajtim te diferencuar nga klubet e tjera? Pse Bologna-Inter eshte vleresuar ndryshe?
Keto jane disa nga pyetjet me te medha qe ka Marotta por normalisht kjo gje nuk i ka pelqyer askujt ne klubin zikalter.
Keshtu, Marotta duke e konsideruar si anormal kete vendim juridik dhe duke marre parasysh cfare ka ndodhur pak dite me pare me Udinese-Salernitana ku Udinese mori nje fitore ne tavoline 3-0 dhe Salernitana nje pike penalizim, do te kerkoje drejtesine ne gjyqin e apelit.
Inter ne kete moment sipas rregullores ne fuqi ka kohe nje jave per te apeluar kete vendim dhe per te kerkuar rrezimin e vendimit.
Klubi deshiron me shume te kuptoje arsyen se pse Interi u trajtua ndryshe se sa fitoren 0-3 ne tavoline. Eshte nje tregues i rendesishem. Priten te reja ne ditet ne vazhdim.