Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta heq dore nga emri i madh e mesfushe: ja detajet dhe arsyet e vendimit!

Marotta heq dore nga emri i madh e mesfushe: ja detajet dhe arsyet e vendimit!
Inter Club Staff

Interi ne kete moment eshte ne pole position per Sandro Tonali, mesfushorin shume te talentuar te Brescias. 

Ai eshte i perzgjedhuri i Beppe Marotta dhe Piero Ausilio per Interin e se ardhmes dhe tashme nuk ka asnje dyshim.

Pasi ne te kaluaren Interi ka humbur betejen per Kulusevski ndaj Juventusit, tani zikalterit nuk duan absolutisht qe te ndodhe e njejta gje.

Sipas Corriere dello Sport, Interi pikerisht per Tonalin, ka hequr dore nga nje emer i madh ne mesfushe pikerisht per te.

Behet fjale per deshiren e madhe te Antonio Conte, Arturo Vidal, nje lojtar qe pritet te largohet nga Barcelona kete vere.

Gjithesesi, nje nga arsyet se pse Interi ka hequr dore eshte edhe rezistenca e Barcelones qe nuk deshiron ta shese direkt, por ta perfshije ne marreveshjen per Lautaron.

Kjo kerkese e tyre ka gjetur perballe nje mur shume te larte te ndertuar nga Interi qe per kete hipoteze nuk deshiron te degjoje.

Por nder te tjera, duke pare koston e operacionit, rrogen qe ai kerkon dhe moshen qe ka, Marotta duket se ka hequr dore nga ai duke ju zotuar gjithesesi Contes se do te kete ne dispozicion lojtare shume te talentuar sezonin e ardhshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.