Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

775 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta i ben ‘shah mat’ Paraticit dhe Juves: dalin ne pah 2 klauzola ne kontraten Inter-PSG per Icardin

Marotta i ben ‘shah mat’ Paraticit dhe Juves: dalin ne pah 2 klauzola ne kontraten Inter-PSG per Icardin
Inter Club Staff

Icardi-Juve, Marotta me sa duket kishte kuptuar gjithcka qe veren e kaluar dhe tashme po dalin ne pah te gjithe idete e drejtuesit zikalter qe i ka hedhur ato ne leter. 

Mauro Icardi tek Juventusi sot do te ishte nje skenar qe nuk do te habiste askend duke pare deshiren e paleve.

Flirti i drejtorit sportiv te Juventusit, Paratici, me agjenten e lojtarit dhe lojtarin vete ka shume kohe qe ndodh dhe Juventusi kishte menduar per nje moment te perdorte PSG per te arritur tek Icardi.

Po Interi? Ne gjithe kete histori, Beppe Marotta ka vepruar si nje ‘dhelper e vjeter’ e merkatos dhe dinamikave te saj.

Natyrisht ai e ka llogaritur qe e gjitha kjo mund te ndodhte dhe ka futur jo vetem nje, por dy klauzola ne kontraten Inter-PSG per Icardin.

Blerja e Icardit nga PSG eshte nje hipoteze me te vertete konkrete dhe francezet e kane treguar kete vullnet te tyrin edhe ne rruge zyrtare tek Interi.

Por a mund ta shesin ato menjehere tek Juventusi lojtarin pasi ta blejne tek Interi?

Nese kjo do te ndodhte, PSG do i detyrohej Interit menjehere 10 milione euro me shume se sa 70 milionet e rene dakort ne momentin e pare (nga Torino tregojne edhe se keto 10 milione jane 15 milione, por ne kete moment nuk ka zera te tjere qe mbeshtesin kete teori).

Por pervec kesaj kaluzole, me sa duket ekziston edhe nje tjeter dhe Corriere della Sera e ka zbuluar sot ate.

“Parate ne kete mes, jane problemi kryesor. Nese PSG do e bleje Icardin, 70 milione eurot mund te paguhen ne 3 sezone te ndara ne tre keste (25+25+20). Keshtu eshte rene dakort me Interin.”

“Por pikerisht ne kete moment dalin ne pah dy klauzolat e futura ne kontrate nga Marotta: nese lojtari do te shitet ne Itali, PSG do i detyrohet Interit menjehere 10 milion euro me shume.”

“Gjithesesi jo vetem kaq. Nese Icardi shitet per shembull ne Itali tek Juventusi, atehere PSG nuk do mund ti paguaje dot ne tre keste parate, por duhet ti paguaje menjehere 70 milione + 10 milione euro, te gjitha ne nje pagese te vetme, 1 jave brenda shitjes se tij ne Itali.”

Marotta keshtu thjesht ka bere nje levizje shahu qe ne veren e kaluar e qe ka pasoja edhe sot, 10 muaj me pas. Por nuk eshte hera e pare, edhe veren e kaluar Interi mundi Juventusin per Lukaku.

Shah mat, Paratici. Perseri Marotta ai qe eshte nje levizje me pare se ish-nxenesi i tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.