Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

135 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta i jep dy ‘shuplaka’ Juventusit dhe i dergon nje mesazh te qarte: “Duhet ta kuptoni tashme qe Interi eshte rikthyer.”

Marotta i jep dy ‘shuplaka’ Juventusit dhe i dergon nje mesazh te qarte: “Duhet ta kuptoni tashme qe Interi eshte rikthyer.”
Inter Club Staff

Interi nuk fshihet, po luan me letra te hapura per Sandro Tonalin, talentin aq shume te diskutuar qe luan me dallandyshet.

Fjalet e Piero Ausilios, drejtorit sportiv te zikalterve ne nje fare menyre tregojne direkt se si Interi eshte ne tratativa per mesfushorin e Brescias.

Por sjellja e Interit, eshte ne nje linje me avantazhin e madh qe ata kane marre nga Paris Saint Germain me shitjen e Icardit.

Keshtu, me firmen e argjentinasit me klubin francez, Beppe Marotta dhe Piero Ausilio i kane dhene ne fakt ‘dy shuplaka’ Juventusit.

E para eshte tek fakti qe Icardi i ka dhene Interit nje maksi-plusvalence per bilancin duke evituar keshtu shitjen e toj tek Juventusi, qe e kerkonte ate prej kohesh tashme.

Nderkohe, ‘shuplaka’ e dyte ka qene ne marrjen e nje shume kaq te madhe parash qe e ben Interin te jete ne avantazh teper te madh per Sandro Tonalin.

Nje avantazh qe veshtire se do te harxhohet kot dhe Interi do te ‘hakmerrej’ keshtu per operacionin Kulusevski qe perfundoi me pas te Juventusi.

Por gjithcka ka ndodhur me nje mesazh jo publik, por qe mund te deshifrohet nga te gjithe dhe sidomos ne Torino:

“Interi eshte rikthyer. Dhe kesaj radhe e ka seriozisht”.

Shkruan Gazzetta dello Sport e cila vazhdon edhe me tej perpara se ta mbylle shkrimin e saj.

“Me letra te hapura. Interi mund te thyeje cdo rival dhe mund te shtyje qe ta mbylle kete operacion menjehere.”

“Mund te jete dhurata e fundit e Mauro Icardit per zikalterit.”

“Ish-kapiteni, njeriu i kopertines per vitet e turbulences post-Tiplete, mund te perfundoje duke financuar operacionin qe mund te beje Interin te siguroje nje nga talentet me te pastra te se ardhmes.”

“Por te fitosh kete sfide merkatoje me Juventusin do te kishte edhe nje vlere te madhe ne nivel imazhi.”

“Te mos harrojme dhe problemet jo te pakta dhe ‘grricjet’ qe dy klubet kane pasur veren e shkuar ne merkato.”

“Ky tani, eshte nje mesazh i ri sfide, per te treguar se Interi eshte rikthyer me te vertete dhe e ka shume seriozisht.”

(Burimi i lajmit: la Gazzetta dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.