Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

420 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta i le pa fjale te gjithe: “Kam nje mesazh per ata qe thone se Interi nuk luan mire: dikush ka thene…”

Marotta i le pa fjale te gjithe: “Kam nje mesazh per ata qe thone se Interi nuk luan mire: dikush ka thene…”
Inter Club Staff

I paraqitur perpara mikrofonave te DAZN pak perpara ndeshjes, administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka folur para ndeshjes me Cagliarin.

Ai nder te tjera ka dhene nje mesazh shume te forte per ata qe kane kritikuar Interin se nuk po ben je loje te mire.

Inter eshte ne nje rrugetim me shume fitore radhazi. Sot ka perballe nje skuader te forte. Cfare rreziqesh mban kjo ndeshje?

“Duhet te kesh kapacitet dhe force per te pare me kujdes kundershtarin jo nga klasifikimi por nga deshira qe ka per te bere mire.”

“Per ata eshte nje ndeshje shume e rendesishme per te shpetuar ne Serie A. Duhet te jemi te pergatitur.”

Conte ka thene dje se ka pasur shume per te humbur ne momentin qe ka zgjedhur Interin per sa i perket te kaluares se tij. Si e ke bindur per te ardhur tek Interi?

“Conte eshte nje profesionist i madh. Ai i dashuron sfidat dhe per ate kjo ishte nje sfide shume e madhe, ne nje klub me kaq shume histori por ne veshtiresi ne perditshmeri.”

“Ai e ka kaluar kete provim ne menyre te shkelqyer. Eshte ambicioz ne sensin pozitiv dhe me te vertete qe eshte nje tranjer fitues.”

Po kete vere, ke qender estetike do te frekuentoje Interi?

“Qendra jone estetike do te jete Pinetina, aty ku mund te pergatitemi ne menyren me te mire te mundshme me nje staf te shkelqyer.”

“Por kam nje mesazh per te gjithe ata qe thone se Interi nuk eshte estetikisht e bukur. Une jam me idete e Contes.”

“Nuk eshte se fitohen kampionatet me mbajtje topi. Nje burre i mencur ka thene njehere se dominimi territorial nuk eshte hapsira qe kontrollon ne fushe, por hapsira qe ke ne klasifikim me te tjeret.”

“Ky njeri i mencur ka qene Heriberto Herrera. Besoj se kjo mjafton. Dhe Interi kete dominim territorial me duket se e ka, pra piket ne klasifikim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.