Marotta i shfrenuar: ja goditja me e madhe e 2020 qe po tenton te beje Interi!
Inter, sipas asaj qe tregohet nga edicioni i perditshem i Corriere dello Sport, tashme eshte e vendosur per sa i perket emrit qe do te zevendesoje Lautaron.
Profili i perzgjedhur do te jete nje goditje ne stilin e Lukaku, i cili u ble vitin e kaluar per te plotesuar deshiren e Contes.
Lojtari do te jete nje sulmues me potencial, talent dhe qe te shkoje ne partneritetin qe do te kete me belgun.
Normalisht qe behet fjale per Timo Werner, sulmuesin e Liepzig, qe do te ishte perfekt per te plotesuar nje repart qe per kete moment ka vetem nje siguri: Romelu Lukaku. Por Corriere dello Sport zgjatet edhe me tej dhe tregon se si jane gjerat sot per sot per Werner-Inter.
“Sulmi i se ardhmes per Interin ka vetem nje siguri sot: Romelu Lukaku. Eshte belgu qe nuk ka ndermend te levize nga Milano dhe qe ka shkelqyer ne sezonin e tij te pare me Interin.”
“Por nderkohe qe po mbyllet nje parameter zero (Mertens) dhe pelqehet edhe nje tjeter (Cavani), Interi ka perzgjedhur njeriun perfekt per sulmin e saj.”
“Eshte Timo Werner, ai qe ka nje klauzole dy here me te vogel se sa vlera e tij ne merkato dhe kush e merr ne shtepi ben nje nga goditjet me te bukura te ketij dhjetevjecari.”
“Prandaj Marotta po punon fort. Se sa i rendesishem eshte Interi sot, e tregon edhe goditja e Christian Eriksen, per te cilin u mund edhe konkurenca e klubeve me te rendesishme boterore.”
“Timo eshte goditja me e madhe e 2020 qe po tenton te beje Interi. A do ja dale? Askush nuk e di, por fakti qe zikalterit jane ne gare kaq fuqishem per te, tregon se si ka ndryshuar Interi ne drejtimin e Suning.”