
Marotta: “Icardi? Lojtar i shkelqyer, por transferimi te Juve eshte nje fantashkence. Cancelo…”
Gazetari italian, Marco Bellinazzo sot ka prezentuar librin e tij “Fundi i futbollit italian”.
Ne kete event ka qene i pranishem edhe Beppe Marotta, administrator i deleguar i Juventusit qe me kete rast ka folur edhe rreth merkatos.
Merkato ne te cilen eshte folur per nje shkembim eventual Icardi-Higuain por jo vetem, sepse me nje kalim te Juve eshte lidhur edhe Joao Cancelo qe ishte ne huazim te Interi nga Valencia prej janarit:
“Higuain i pashitshem? Lojtaret e Juves jane te pashitshem deri ne momentin kur ata vet kerkojne qe te shiten. Te rasti i Higuain ai nuk ka pasur nje kerkese te tille”, ka thene ai.
Duke folur per Joao Cancelon ai ka thene: “Eshte nje lojtar shume i mire, ne kuptimin qe jemi ne kerkim te nje profili te tille. Por ne kete moment nuk ka asnje tratative per te. Mund te them qe eshte nje lojtar interesant”.
Ne fund, sa i perket Icardit, drejtuesi juventin i ka shuar praktikisht enderrat e tifozeve bardhezi per ta pasur ate ne ekip: “Eshte nje lojtar i shkelqyer por qe eshte i Interit. Pastaj disa lajme nga gazetat e kane afruar”.
“Por e gjithe kjo eshte vetem pjese e fantazise dhe nje futbolli fantashkencor”, ka perfunduar ai.