Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

943 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta jep alarmin e rende per Serie A: “Jemi shume prane falimentimit. Kerkojme ndihme te menjehershme nga…”

Marotta jep alarmin e rende per Serie A: “Jemi shume prane falimentimit. Kerkojme ndihme te menjehershme nga…”
Inter Club Staff

Beppe Marotta dje i ka paralajmeruar te gjithe: shume klube ne Serie A mund te falimentojne nese nuk behet dicka.

Keto kane qene fjalet e tij: “Kosto e punes (kontratat) po peshon shume ne bilancet e klubeve ne menyre te rende.”

“Duke pare se kemi shume pak te ardhura nga stadiumet dhe me pak nga sponsorat, si mund te paguhen rrogat?”

“Ato jane 65% e te ardhurave aktuale te klubeve, e kuptoni ne cfare situate jemi? Eshte shume shqetesuese”, ka thene Beppe Marotta ne nje interviste per Corriere della Sera.

“Numrat horror vijne si pasoje e dy fazave te pandemise qe kane goditur fort financat ne sport ne pergjithesi, dhe gjithcka eshte dokumentuar ne nje dokument qe po pergatit Liga e Serie A dhe qe do i dergohet qeverise ne ditet ne vazhdim.”

“Pasoja e karantines se pare ishte rreth gjysme miliardi euro. Ndersa ne total humbjet deri me tani jane 1,7 miliarde euro”, tregon Corriere della Sera.

Per te dale nga kjo situate, sipas administratorit te deleguar te Interit ka vetem nje rruge te qarte per te ndjekur: “Duhet studiuar nje formule per te pasur nje parashute per kete renie te pashmangshme te klubeve ne Serie A.”

“Ligat dhe Federatat duhet te punojne per kete. Problemi eshte ne te gjithe europen, financat po e tregojne kete gje. Nese nuk bejme dicka per uljen e rrogave dhe rregullimin e tyre nepermjet ligjeve, atehere rrezikojme falimentimin te gjithe ne futboll. Duhet ndihme e menjehershme nga qeveria.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.