Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

397 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ka dhene nje mesazh te forte edhe per nje lojtar tjeter pervec Lautaros: ja per ke behet fjale!

Marotta ka dhene nje mesazh te forte edhe per nje lojtar tjeter pervec Lautaros: ja per ke behet fjale!
Inter Club Staff

Ai e ka thene kete gje edhe ne intervisten e tij per mikrofonat e Sky, ku Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit ka treguar nje koncept mjaft te qarte.

Zikalterit nuk do te shesin asnje nga talentet e tyre me te mire, me perjashtim te ofertave te parezistueshme.

Mesazhi ka shkuar i qarte edhe ne Barcelone, skuader qe eshte pretendentja kryesore per Lautaro Martinez.

Por jo vetem tek ata. Sepse administratori i deleguar i Interit ka dashur qe te tregoje edhe dicka tjeter: nje tjeter lojtar eshte i pashitshem per Interin.

Behet fjale per sllovakun Milan Skriniar, lider i padiskutueshem i mbrojes zikalter.

Prej kohesh ne fakt flitet per interesin e skuadrave te medha ne drejtim te mbrojtesit te Interit.

Klubet qe e kerkojne ate jane Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Manchester United: dy ne Spanje dhe dy ne Angli.

Pra perpara deres se Interit ka nje radhe te gjate per ish-lojtarin e Sampdorias. Por pikerisht per kete arsye, Interi ka marre masat qe largimi i tij te mos diskutohet.

Me Alessandro Bastoni titullar ne krahun e majte, Milan Skriniar eshte spostuar ne krahun e djathte te qendres nga Antonio Conte ne nje mbrojtje me tre.

Nje levizje qe i ka dhene nje jete te re mbrojtesit qe nuk ka kaluar nje moment te thjeshte ne krahun e majte.

Por nuk eshte gjithashtu nje rastesi qe Interi po ndjek me kujdes Marash Kumbullen, nje qendror qe di te luaje shume mire edhe ne krahun e majte por edhe ne te djathtin.

Pasi thuhet kjo, Skriniar mbetet i pashitshem. Per Interin do te ishte e pranueshme per te vetem nje ofert qe kap shifrat e 80-90 milione eurot.

Te pakten keshtu thote Calciomercato.com e cila e mbyll:

“Thashethemet nga Anglia dhe Spanja nuk e trembin aspak Interin, qe vazhdon te projektoje nje te ardhme me Skriniar ne qender.”

“Skriniar, pavarsisht nje forme jo te mire ne fillim, nuk eshte ulur kurre nga Conte ne stol ndryshe nga sa u mendua ne fillim.”

“Ai eshte konsideruar gjithmone i paprekshem ne formacion dhe eshte nje nga lojtaret qe kane luajtur me shume ndeshje per zikalterit.”

“Praktikisht ai ka luajtur gjithmone sa here ka qene mire fizikisht me perjashtim te rasteve kur ka qene i demtuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.