Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ka gati revolucion total ne krahet e mbrojtjes: ja kush eshte emri me i nxehte!

Marotta ka gati revolucion total ne krahet e mbrojtjes: ja kush eshte emri me i nxehte!
Inter Club Staff

Nje nga temat me te nxehta ne shtepine Inter eshte ajo e kraheve te mbrojtjes ku Beppe Marotta po studion me kujdes te gjitha mundesite.

Ai ka qene nje nga repartet me te dobet kete sezon per zikalterit ku ne fillim te sezonit ka qene shume pritshmerive (me shume krahu i majte se sa i djathti).

Zikalterit nderhyne ne kete repart edhe ne muajin janar, ku erdhi nga Manchester Unitet lojtari i krahut Ashley Young, qe per hir te vertetes ka bere me mire se Biraghi.

Italiani ka qene nje nga notat stonuese ne Interin e Contes dhe ky ka qene nje problem jo i vogel sepse krahet per Conten dhe lojen e tij jane thelbesore.

Por tashme Interi po shikon me vemendje ne merkato pikerisht per krahun e majte, edhe pse Ashley Young pritet te qendroje edhe nje vit.

Me sa duket, emri me i nxehte eshte ai i Emerson Palmieri, nje lojtar qe pelqehet shume nga Conte dhe qe Chelsea mund ta shese ne vere.

Candreva eshte i konfirmuar edhe per sezonin e ri ne krahun e djathte sepse kete sezon ka dhuruar paraqitje te mira.

Nderkohe, Ashley Young ka fituar nje rinovim kontrate per nje vit, sepse ai erdhi fillimisht me nje kontrate 6 mujore tek Interi.

Por Interi po kerkon nga nje lojtar krahu per secilin krah, qe te kete dy alternativa te mira edhe ne te djathte edhe ne te majte.

Per sa i perket Emerson Palmieri te Chelsea, diten e djeshme foli edhe tekniku i kombetares italiane, Roberto Mancini.

Ai tha ne nje fare menyre se deshiron ta shohe titullar ne nje skuader ne Itali, por kjo ishte me shume nje kembane alarmi per te qe nese do nje bluze me kombetaren, duhet te nderroje sa me shpejt skuader dhe te luaje titullar.

Normalisht qe kjo deklarate e Roberto Mancinit ben lojen e Interit, sepse ne Itali, skuadra me e interesuar per te eshte pikerisht Interi.

Zikalterit jane te vetmit qe kane shfaqur interes per te dhe qe jane te gatshem te paguajne edhe shifren qe Chelsea kerkon.

Por me pare do te kete nje tratative te mirefillte per lojtarin, dhe Interi ndihet me e sigurt sot se muaj me pare sepse ka ne favor te saj deshiren e lojtarit per tu transferuar ne Milano dhe vullnetin e Chelsea per ta shitur duke qene se nuk e konsideron nje titullar.

Po ne krahun e djathte? Emrat jane shume, por endrra e madhe mbetet Hakimi edhe pse cmimi i tij i larte eshte nje mal shume i madh per tu kaluar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.