Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

638 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Marotta ka hequr dore perfundimisht nga nje objektiv i madh ne sulm per dy arsye: ja detajet.”

“Marotta ka hequr dore perfundimisht nga nje objektiv i madh ne sulm per dy arsye: ja detajet.”
Inter Club Staff

Kane qene te shumte sulmuesit qe jane afruar me Interin gjate kesaj merkatoje ne kete vere qe duket shume e gjate.

Gjithcka ka filluar me emra si Giroud dhe Mertens, lojtare qe ishin ne skadence kontrate, por qe me pas per nje arsye apo nje tjeter, kane rinovuar me skuadrat respektive.

Por pasi eshte sfumuar Mertens sidomos, ne pah doli ne menyre pompoze emri i uruguajanit te Paris Saint Germain, Edinson Cavani.

Cavani eshte ne skadence kontrate me Paris Saint Germain dhe do te largohet keshtu me parameter 0.

Kjo ka qene arsyeja se pse administratori i deleguar i Interit ka menduar ne menyre serioze per lojtarin.

Por me sa duket, Interi ka hequr dore perfundimisht nga lojtari per dy arsye qe jane shume te qarta e qe shkojne kunder ideve qe ka Conte dhe Marotta.

Ne radhe te pare, Cavani deshiron nje rol titullari me patjeter ne skuadren e re: kete gje Conte nuk ja siguron dot, sepse per te, Lautaro dhe Lukaku jane titullaret. Nese Lautaro nuk largohet, kjo gje nuk mund te ndryshoje nga ardhja e Cavanit.

Nderkohe, arsyeja e dyte ka te beje me rrogen: Cavani deshiron nga Interi te pakten 10 milione euro ne sezon por kjo eshte nje shifer qe nuk mund ti ofrohet dot atij duke qene se me i paguari ne skuader eshte Lukaku dhe Eriksen me 7,5 milione euro. Marotta sdo i jepte kurre atij me shume.

Per keto arsye (ka edhe te tjera, por keto jane kryesore), Interi ka hequr dore perfundimisht nga nje prej elementeve me interesant me parameter zero ne kete merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.