Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

691 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ka zgjedhur perfundimisht lojtarin per krahun e majte? “Ne keto momente ne Milano ndodhet agjenti i Emerson Palmieri.”

Marotta ka zgjedhur perfundimisht lojtarin per krahun e majte? “Ne keto momente ne Milano ndodhet agjenti i Emerson Palmieri.”
Inter Club Staff

Pasi tek Interi ka ardhur ne menyre zyrtare Achraf Hakimi nga klub i Real Madrrid, Interi tashme eshte gati te mbylle nje tratative per krahun e kundert.

Zikalterit duan qe te kenaqin tranjerin Conte dhe te permbushin deshirat e tij ne merkato.

Pikerisht per kete fakt eshte vene ne shenjester me sa duket Emerson Palmieri, mbrojtesi i krahut tek Chelsea.

Ne oret e vona te mbremjes, e perditshmja e njohur italiane La Repubblica ka treguar se agjenti i lojtarit ndodhet ne Milano dhe po punon per mbylljen e tratatives.

Duke qene se agjenti i Emerson ndodhet ne qytetin milanez, kjo te ben te mendosh se Beppe Marotta tashme ka zgjedhur italo-brazilianin si lojtarin e ardhshem te Interit ne krahun e majte.

Kerkesa e Chelsea per te vertitet diku tek 30 milione euro, por klubi zikalter deshiron te kete nje ulje duke qene se ai keto tre sezone ne Londer nuk eshte se ka luajtur shume.

Nderkohe, mesohet se gjate dites se djeshme eshte zhvilluar takimi i pare ndermjet Marottes dhe Fernando Garcia, agjentit te lojtarit.

Tashme lojtari nuk ka asnje dyshim: deshiron nje rikthim ne Itali dhe te veshe fanellen e Interit, nje trampoline e mire per tu rikthyer ne kombetaren e Mancinit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.