Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ngre alarmin dhe kerkon ndihme: “Po mbytemi te gjithe si klub. Ne kete moment kemi perballe…”

Marotta ngre alarmin dhe kerkon ndihme: “Po mbytemi te gjithe si klub. Ne kete moment kemi perballe…”
Inter Club Staff

“Situata ishte, por eshte akoma edhe me shume sot, shume e rende: ne kete moment jemi perballe nje shkaterrimi”.

Alarmin e ka ngritur as me shume e as me pak, por vete Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit.

Marotta eshte intervistuar gjate ‘Glocal 2020’, Festivali i Gazetarizmit te organizuar nga VareseNews ne Itali.

“Po llogaritet qe Serie A prodhon 4 miliarde ne nje vit normal dhe deficiti ishte rreth 700 milione euro.”

“Ne 2020 po shkojme drejt 50% – nenvizon drejtuesi i lindur ne Varese -. Nje nga problemet me te medha eshte kosto e punes dhe te ardhurat e munguara.”

“Pervec kesaj, stadiumet e mbyllura nuk i japin asnje ndihme skuadrave. Interi fitonte 50 milione euro vetem nga ata, por tashme nuk merr me asgje nga ajo qe quhet ‘match day’.”

“Sponsorat kane filluar te mos sponsorizojne me asgje dhe ata jane nderkohe 20% e te ardhurave. Per te mos folur per te ardhurat televizive.”

“Po mbytemi te gjithe si klube. Por nuk flas per Interin, por flas per cdo klub te Serie A, sepse te gjithe kane probleme te medha. Nje industri prej 4 miliarde dollaresh duhet te ndihmohet me patjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.