Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta nuk permbahet: “Edhe nje fitore dhe pastaj te shohim. Conte na ka sulmuar? Deti nuk eshte aspak…”

Marotta nuk permbahet: “Edhe nje fitore dhe pastaj te shohim. Conte na ka sulmuar? Deti nuk eshte aspak…”
Inter Club Staff

Ne ndeshjen e fundit te Champions League, Interi do te luaje kalimin apo jo ne 1/8 e finaleve te Champions League.

Por tashme dihet qe nuk varet vetem nga zikalterit, qe gjithesesi jane te detyruar te fitojne edhe ndaj Shakhtar Donetsk.

Nderkohe, per kete fakt ka folur dje edhe Beppe Marotta, i cili eshte ndalur perpara mikrofonave te Sky Sport para ndeshjes.

“Jam dakord me Conten, ne Itali nuk ka asnje ndeshje te sigurt. Asnjehere nuk e di se si perfundon nje ndeshje.”

“Eshte normale qe te kete nje ekuiliber te madh. Interi ka kaluar nje nate te veshtire prej fishekzjareve? Keto episode te kthejne prapa ne kohe ne nje futboll te vjeter.”

“Por jane episode qe ndonjehere te karikojne. Ka pasur gjithmone nje harmoni me Conten, eshte nje tranjer kerkues.”

“Keto dinamika bejne pjese ne perditshmerine e futbollit. Eshte grupi me i ekuilibruar i mundshem ky i joni.”

“Si fillim na duhet nje fitore sot dhe ndaj Shakhtar, pastaj te shohim. Conte na ka sulmuar perseri? Deti nuk eshte aspak i trazuar dhe ne jemi ne te njejten anije me tranjerin. Jemi gati per cdo veshtiresi. Jemi te gjithe te bashkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.