Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

909 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta ofron ne kembim per Alvaro Morata nje lojtar zikalter: Simeone eshte totalisht dakort?

Marotta ofron ne kembim per Alvaro Morata nje lojtar zikalter: Simeone eshte totalisht dakort?
Inter Club Staff

Ne pritje te te rejave nga ceshtja Lautaro-Barcelona, Interi po studion listen e lojtareve te mundshem qe mund te zevendesojne El Toron.

Ne ditet e fundit vazhdojne qe te rriten kuotat e Alvaro Morata, ish-sulmues i Real Madrid dhe qe aktualisht luan tek Atletico Madrid.

Ai eshte nje njohje e vjeter e Contes dhe tranjeri ka pasur mundesi te punoje me te qe nga koha e Chelsea.

Tekniku zikalter ka dhene dakordesine e tij per ta pasur perseri ne dispozicion ne rast se Lautaro do te largohet nga Interi.

Nderkohe, transferimi i Edinson Cavani tek skuadra e Cholo Simeone (nje lojtar qe Simeone deshiron ta rrembeje pikerisht nga Interi ne kete merkato) mund te mbylle jo pak hapsirat e Morates.

Uruguajani nuk do te shkonte ne Madrid per te bere rezerven por per te luajtur titullar, nje lajm ky jo shume i mire per Moraten.

Nderkohe, ne rast largimi te Lautaros, drejtuesit zikalter do te kene ne merkato nje thesar te vertete ne dispozicion per ta investuar mbi spanjollin: vleresimi i lojtarit te lindur ne 1992 eshte te pakten 60-65 milione euro.

Sipas asaj qe tregon FcInter1908.it, Marotta mund te perdore ‘asin nen menge’ Matias Vecino ne kete tratative.

Lojtari vleresohet me 25 milione euro nga Interi dhe eshte jashte planeve te Contes.

Ai ka qene ne shenjestren e Simeones ne dy raste: ne janarin e 2016 kur ishte ende tek Fiorentina dhe ne veren e 2018 pas boterorit te luajtur me bluzen e Uruguajit.

Me futjen e tij ne kete marreveshje, do te ‘mjaftonin’ vetem 40 milione euro per te arritur tek Alvaro Morata.

Interi nderkohe po pret lajme nga Lautaro dhe po studion per planin B me Moraten ne pole position.

Nje ide kjo e fillim qershorit ne pritje qe te hapet zyrtarisht merkato qe do te pakten edhe 2 muaj. Por tratativat ne kete moment mund te zhvillohen normalisht.

Gjithesesi, edhe pse Alvaro Marotta shihet si zevendesuesi perfekt i Lautaro Martinez tek Interi (gjithmone sipas mediave), ashtu si e kemi percaktuar me lart, gjithcka varet nga largimi i argjentinasit.

Por Interi deri me tani nuk ka leshuar aspak rruge per largimin e tij dhe vazhdon te kerkoje 111 milione euro nga Barcelona.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.