Marotta sfidon per here te pare Juventusin? Interi kerkon mesfushorin e PSG, eshte gati nje…
Me ardhjen e Beppe Marotta-s tek Inter-i, tashme po fillon te flitet per strategjite te merkatos ne te ardhmen dhe alternativave te mundshme qe mund te realizoje ish administratori i Juventus-it.
Nje nga keto alternativa eshte ajo qe te con tek mesfushori i PSG, Rabiot.
Sic lexohet ne Tuttosport: “Tashme Beppe Marotta mund ti ofroje zonjes, mamase dhe administratores se Adrien Rabiot, nje tjeter perspektive: te transferohet tek Inter-i per te qene ikona e re e klubit zikalter”.
“Mesfushori, ne skadence me Paris Saint-Germain, do te drejtonte 4-3-3 spalletian duke bere nje kapercim te madhe ne kualitet. Duke konsideruar qe sesioni i merkatos ne janar – per tradite – do te perdoret nga ish administratori bardhezi per te planifikuar se sa duhet bere ne merkaton ne vere”.
“Ne muajt e ardhshem rruget e Inter-it dhe Juventus-it do te kryqezohen ne merkaton e lojtareve me parameter zero qe, si asnjehere si kete vit, ofron raste te kualitetit, ashtu sic di Piero Ausilio qe ne 2017 u lavderua per transferimet e Asamoah dhe De Vrij”.
“Lojtari i fundit ne derbyn e Italise kunder Juventusit, eshte Rabiot qe – ne krahasim me Luka Modric – ne moshen 23 vjec ka te pakten edhe 10 vite te tjera perpara ne karrieren futbollistike. Per nje Inter qe ne merkaton e veres se kaluar ka kerkuar nje lojtar me peshe per mesfushen, Rabiot mund te jete top player-i, duke konsideruar edhe eksperiencen e tij ne Champions League”.
“Alternative e Rabiot, jo per karakteristikat teknike por sepse edhe ai eshte ne skadence kontrate, eshte Hector Herrera per te cilin Ausilio ka kryer nje sondazh me Porto-n kete merkato verore”, raporton gazeta.