Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

325 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta zbulon gjithcka: “Ja cfare ka ndodhur me Dzeko-Sanchez. Ju nuk doni ta pranoni, por Interi…”

Marotta zbulon gjithcka: “Ja cfare ka ndodhur me Dzeko-Sanchez. Ju nuk doni ta pranoni, por Interi…”
Inter Club Staff

Ka qene nje merkato e varfer kete sezon e me te gjitha gjasat (99.99%), Interi e ka mbyllur qe pa u hapur ende.

Por Beppe Marotta pak me pare per Sky Sport ka dhene disa deklarata te tjera duke qartesuar akoma me shume levizjet zikalter.

“Jetojme ne nje dite merkatoje teper te qete. Une jam ketu ne cilesine e presidentit te Adise. Per fat te keq eshte nje merkato e varfer.”

“Kjo nuk eshte aspak nje merkato riparuese sepse levizjet kane qene minimale. Duhet njohur roli i pandemise ne kete mes.”

“Ka nje renie teper te madhe ne te ardhurat e klubeve qe nuk mund te injorohet aspak as tani por as ne te ardhmen.”

“Eshte nje situate paradoksale dhe e veshtire, qe do te sjelle probleme te tjera edhe ne muajt ne vazhdim.”

“Sot ne kemi perballe nje kosto pune shume jo proporcionale ne krahasim me te ardhurat dhe per kete arsye duhet te bejme dicka.”

RINOVIMET – “Po levizim me nje regjim konservativ, duke vleresuar thesarin qe kemi ne shtepi me rezultate te medha.”

“Ne kete kendveshtrim, kemi pasur kontakte me lojtaret tane te rinj qe kane dhene rezultate ne fushen e lojes.”

“Ata kane treguar se jane ne lartesine e Interit dhe rolit qe kane ne klub. Prandaj.”

DZEKO-SANCHEZ – “Linja e guides ka qene shume e qarte qe ne fillim: nuk do te shpenzohej asnje euro ne kete merkato.”

“Por deshira e prokuratoreve ka shkuar pertej mundesive te klubeve. Ka ndodhur vetem nje takim miqesor dhe asgje me shume.”

“Ne kemi respektuar gjithcka cfare ka vendosur klubi ne kete merkato: konfirmoj qe sdo te kete as shitje. Ju mbase nuk doni ta pranoni, por klubi ka qene i qarte dhe ne gjithashtu me ju per merkaton.”

MESSI – “Eshte nje futboll tashme i mbaruar ai. Rrogat e larta nuk do te jene me, duhet te mesohemi me kete situate emergjence. Nuk duhet absolutisht te imagjinohet asnje kontakt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.