Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta zbulon gjithcka per Sky: “Ja kush eshte objektivi yne i ardhshem: do ishte e mrekullueshme te…”

Marotta zbulon gjithcka per Sky: “Ja kush eshte objektivi yne i ardhshem: do ishte e mrekullueshme te…”
Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, ka komentuar Skudeton e fituar per mikrofonat e Sky Calcio Club diten e djeshme.

“Si ka qene e mundur qe te ulet ne kete menyre diferenca me Juventusin? Procesi ka nisur ne fillim te sezonit te kaluar.”

“Diferenca ishte dhe ishte e madhe, ata kishin fituar Skudeton shume kohe me pare dhe me pas ne arritem ne nje pike difrence ne fund.”

“Por rregulli i futbollit ne kete moment thote se ne tani kemi 82 pike dhe me 12 pike te mbetura mund te arrijme ne 94 pike.”

“Keshtu, ky eshte nje tregues i forces se ketij klubi. Eshte merite e Contes, ai vete e ka quajtur kete nje veper arti.”

“Ai ka qene fitues si futbollist dhe si tranjer ka arritur ti transmetoje keto vlera djemve. Asnjeri nuk kishte fituar asgje me perjashtim te Vidal.”

“Edhe Lukaku ishte shume i emocinuar. Kjo arritje eshte natyrisht fale liderit Conte. Te gjithe bashke i kane dhene ketij klubi vlera te pabesueshme.”

Ti ishe i bindur se me Conten do te fitohej?

“Une mendoj se nje tranjer fitues mund te kete nje kosto te jashtezakonshme, por nuk ka rendesi. Me mire te maresh nje lojtar me pak dhe nje tranjer te mire.”

“Ai ka bere nje hap gjigand me Interin. Te mos harrojme se kemi marre nje vendim te veshtire kur morem Conten.”

“Ne kishim nje tranjer shume te mire si Spalletti, qe ende paguhet nga ne, e qe eshte nj etranjer i shkelqyer.”

“Por une mendoj se tranjeri i duhur duhet te jete ne vendin e duhur ne momentin e duhur. Mendova se mund te behej lider duke qene se e kam njohur qe ne Torino.”

Si mund te hapet nje cikel tek Interi?

“Kemi pasur kete ndodhi ne te kaluaren me Conten. Ai te jep garanci. Pandemia na ve ne disa veshtiresi te medha financiare, por duhet te bejme rregullimet ee duhura per kostot e punes dhe me pas do te flasim edhe me Antonion per te ardhmen.”

“Duam te shijojme njehere kete moment te jashtezakonshem. Do te ishte bukur te fitonim vitin qe vjen. Do te sillte yllin e dyte ne shtepi e do te ishte e pabesueshme per te gjithe.”

Ka qene momenti me i veshtire si drejtues ne te gjithe karrieren tende?

“Kur gjerat shkojne mire, problemi i madh behet i vogel dhe e kunderta. Une e njoh shume mire Conten dhe kur ka bere ‘shamate’ e ka bere sepse donte qe te stimulonte me shume klubin. Ai ka nje shpejtesi ne te berit e gjerave sa deshiron maksimumin shpejt.”

“Ai dashuron qe ti thote gjerat ne fytyre, por une preferoj nje njeri qe mi thote gjerat ne fytyre jo qe ben rrogetarin.”

“Ne kemi bere rrugen tone, veshtiresite do te fillojne perseri ne daten 1 korrik me sezonin e ri, dhe ka klube qe po bejne shume mire si Milan, Napoli dhe Atalanta qe eshte nje model per te gjithe.”

“Gasperini po e tregon se eshte nje tranjer i madh dhe se mund te konsolidoje realitetin qe drejton. Sipas meje, Atalanta eshte nej kandidate per Skudeto.”

Pse je larguar nga Juventusi?

“Nuk jam larguar, ka pasur nje zgjidhje kontrate konsensuale sepse ka pasur nje perballje transparente ku kane dale disa situata dhe ishte me mire qe une te terhiqesha.”

“Mendoj se ka qene nje gje fiziologjike. Une kam dhene doreheqjen diten e shtune nga Juventusi dhe diten e diele ne mengjes kam marre nje mesazh nga Steven Zhang.”

Cila eshte blerja qe je me shume krenar qe ke bere tek Interi?

“Problematikat kane qene te shumta. Por blerja me e veshtire natyrisht qe ka qene ajo e Lukakut sepse ka qene nje blerje shume e shtrenjte. Por ka qene Conte ai qe na ka ndihmuar shume. E ne fund ka pasur te drejte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.