Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta zbulon gjithcka: “Ja me ke do te zevendesohet Lautaro nese largohet. Per Dybala eshte e vertete qe…”

Inter Club Staff

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, ka dhene nje interviste te gjate per mikrofonat e Corriere della Sera por edhe te La Gazzetta dello Sport.

Ka qene nje diskutim i gjate ne dy intervistat ku drejtuesi i klubit zikalter ka folur per objektivat e Interit ne merkato dhe per Lautaron por edhe per blerjet e mundshme.

Po e fillojme njehere me intervisten per La Gazzetta dello Sport, per te kaluar me pas tek ajo e Corriere dello Sport te cilat i kemi permbledhur ne nje artikull te vetem.

E ardhmja e Lautaro Martinez? 

“Per te ardhmen ne kete moment eshte e veshtire te flasesh. Por atij i them: te qendroje i perqendruar tek e tashmja, sepse eshte nje sezon para qe rifillon, jane objektiva per tu kapur, bashke mund te kemi gezime.”

“Lojtaret duhet te jene protagoniste. Nuk ka vullnet nga ana e Interit per ta shitur Lautaron: eshte i ri, ka te ardhme dhe eshte nje element funksional per Conten. Pastaj sigurisht, ka nje klauzole…”

Cfare doni te thoni? Qe pas 7 korrikut ndryshojne rregullat e lojes?

“Nuk e di cfare mendon Barcelona, mbase do te kene edhe alternativa… Une shpresoj qe te mos e paguajne klauzolen. Ne rast largimi, ne vend te lautaros do te vije nje TOP PLAYER. Nje lojtar me peshe te madhe.”

“Por ne kete merkato, ne nivel europian, nuk do te jete e veshtire qe te blihet por me e veshtire do te jete te shesesh.”

“Nuk kemi nxitim: e kuptoj deshiren per emra nga mediat, por duhet pritur qe sezonet te mbyllen dhe me pas klubet do te programojne te ardhmen.”

Image

“Nje gje ama ma ndjen ta them ne linja te pergjithshme: Operacione si Neymar nuk do te shohim per vite me radhe.”

Po bejme edhe disa pyetje per disa emrat te caktuar: Cavani.

“Eshte nje mundesi merkatoje. Eshte objekt monitorimi duke qene nje lojtar ne skadence kontrate.”

“Por nuk kemi folur per me shume. Ne kete moment eshte shume larg Interit.”

Me ju klubi ka ‘martuar’ kauzen italiane: nje vit me pare Sensi dhe Barella ndersa tani Interi kerkon me ngulm Tonali dhe Chiesa…

“Nuk e fsheh qe jane dy talente. Per Chiesa, Fiorentina ka pritshmeri ekonomike te larta, ja pse skemi pasur nje perballje me ta. Shtatedhjete milione? Mbase edhe me shume…”

Po Tonali?

“Eshte me i arritshem. Nje operacion qe mund te ndertohet ne menyre me te mire. Dhe eshte nje djalosh qe eshte ende ne fazen e rritjes.”

Zaniolo mund te rikthehet tek Interi?

“Ai kerkon nje investim teper te larte, nuk jane kushtet ekonomike per tu perballur me kete diskutim.”

Po ne merkato, a nuk keni fituar avantazh me rivalet me shitjen e Icardi?

“Ne jemi treguar te zotet, ishte nje operacion teper i veshtirer, por ja dolem qe te sjellim ne shtepi objektivin e vene brenda dates se fiksuar.”

Pesedhjete milione plus tete milione euro bonuse: nuk jane pak, duke menduar per Icardin perpara se te plaste ceshtja e brendshme?

“Operacionet e merkatos duhen kuptuar. Gjithcka eshte mbyllur ne nje periudhe shume delikate, nga ana financiare sidomos.”

“E kote te mendojme per dje por edhe per neser: marreveshja na kenaq ne sot. Kemi bere nje zgjedhje projektuale edhe nga ana teknike nje vit me pare qe eshte respektuar sot.”

Me Nainggolan, a mund te ndryshoje historia?

“Nuk duam ta zhvleresojme. Do te rikthehet nga huazimi dhe do te bejme vleresimet e duhura. Nuk ka nxitim.”

Interi i se ardhmes, do te jete i ndertuar perreth Eriksen?

“Danezi eshte nje diamant, nje lojtar i madh. Conte eshte drejtuesi i orkestres, eshte ai qe duhet te krijoje ekuilibrin e duhur taktik.”

“Keto dy muaj kane qene te vlefshem per ta njohur me mire. Vlen per lojtarin por vlen edhe per Conten.”

Nderkohe, le te kalojme tek intervista e Marottes me Corriere della Sera.

Nder temat e diskutuara eshte edhe polemika ndermjet presidentit Steven Zhang dhe numrit nje te Liga Serie A, Dal Pino.

“Zhang e kishte parashikuar mire. Polemika ka qene e forte, e vendosur edhe nga ndenja e frikes dhe mbrojtja ne drejtim te lojtareve dhe punonjesve te Interit.”

“Nuk do e harrojme kurre qe donin te na dergonin per te luajtur Juventus-Inter me dyer te hapura ne Torino.”

Objektivi i Interit?

“Ai i meparshmi, te jete protagoniste: me 13 ndeshje te mbetura mund te ndodhe gjithcka.”

Icardi eshte shitur per 58 milione euro: nuk eshte pak?

“Icardi nuk bente me pjese ne projektin tone. Duhet te gjenim nje sistemim te kenaqshem per te dhe per ne: keshtu u be. Finalja ka qene me siguri me e mira per te gjithe.”

Kjo ‘ulja e cmimit per shkak te pandemise’ nuk mund te evitohej?

“Hiqini nga mendja operacionet e tipit Neymar ku kartoni dhe rroga kushtojne 500 milione euro. Ato ne kete moment jane dicka qe as nuk mendohen me, jo te behen realitet.”

A do te kete nje operacion Lautaro-Barcelona?

“Lautaro perfaqeson nje pike referimi te rendesishme per Interin, nuk kemi nevoje per ta shitur aspak.”

“Ka nje klauzole 111 milione euro qe skadon ne daten 7 korrik: eshte i vetmi instrument per te arritur tek shitja e tij.”

“Lojtari fare mire mund te qendroje dhe te rritet akoma me shume me Interin.”

Lautaro do Barcelonen.

“Do te perballemi me te. Do te diskutojme. Do i tregojme se duhet te kuptoje se nje mundesi e tille mund ti dale perseri ne te ardhmen, kur te jete me gati. Jo tani.”

Ne cfare pike eshte Interi qe ka ne mendje Marotta?

“Ne kemi arritur ne njerez shume te rendesishem: tranjeri dhe disa lojtare te mire, ne janar edhe Eriksen.”

“Interi tani ka vizibilitet te madh dhe shume hijeshi. Kemi nje appeal si te viteve me te mira.”

Eriksen mbetet nje pikepyetje tek Interi.

“Nuk eshte aspak nje pikepyetje, eshte nje lojtar i madh. Conte do i gjeje vendin e duhur ne fushe.”

Nainggolan, Perisic, Sensi. Kush iken e kush vjen?

“Kemi nje detyrim: nuk mund te falim lojtaret tane. Ne do te vleresojme gjithckam e tranjerin. Sensin duam ta mbajme.”

Kupa e Italise dhe Europa League: a mund te fitohen?

“Marrim pjese per te qene protagoniste. Kupa e Italise eshte me afer si vizion, Europa League me ambicioze.”

Eshte folur shume per Cavanin, Chiesa, Tonali. Cilet tip lojtari po kerkon Interi?

“Lojtare gati, por edhe te rinj italian qe jane nje objektiv shume i rendesishem per ne.”

“Pastaj ka vleresime merkatoje. Chiesa eshte nje diskutim shume impenjativ, jemi larg.”

“Mbi Tonalin ka me lehtesi ne menyren e komunikimit dhe te perballjes qe kemi me Brescian.”

Endrra juaj qe nuk eshte me nje sekret mbetet Dybala?

“Eshte nje nga talentet me te medhenj. Vitin e kaluar kishte goxha mundesi te vinte tek Interi. Por sot eshte i mbrojtur dhe i projektuar te behet nje lider i se ardhmes te Juventusi.”

Conte eshte kaq impenjativ edhe per nje drejtues ekspert si ju?

“Eshte nje profesionist i madh, i dedikon gjithcka punes, ka pasion, dashuri dhe te dhena prej nje tranjeri te madh.”

“Me te gjitha keto, gjithcka eshte me e lehte. Dinamikat i tregon ai. Ka pasur gjithmone respekt per mua, klubin dhe drejtuesit. Do te na jape gezime te medha.”

Vitin e ardhshem objektivi i Interit eshte qe te ule Juventusin nga froni dhe te fitoje kampionatin?

“Duam te rrisim ne menyre te ndjeshme nivelin e kualitetit te grupit te Interit.”

Ambicjet dhe vlerat e Marottes dhe Interit?

“Kam punuar ne shume vende, por duke shikuar dy eksperiencat e fundit, ka principe qe bashkojne Agnelli dhe Zhang: kane nje sens te madh perkatesie ndaj klubeve, fitores, dhe kulturen e punes me pasion.”

“Keto gjera sot Interi i ka: ambicje per tu rikthyer sa me lart. Si ne koherat e arta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.