Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

824 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, marrin fund te gjitha dyshimet per Sensin? “Eshte e pabesueshme se si ai do te peshoje…”

Inter, marrin fund te gjitha dyshimet per Sensin? “Eshte e pabesueshme se si ai do te peshoje…”
Inter Club Staff

“Drita ne fund te tunelit eshte shume afer. Problemi eshte se edhe heret e tjera ai e ka pare kete drite, e kishte prekur, por vetem pas pak kohe ishte rikthyer ne erresire.”

Hapet keshtu sot artikulli i Corriere dello Sport per rikthimin e Stefano Sensit ne fushen e lojes dhe qe shihet si dicka qe do te ndodhe shume shpejt.

Ish-lojtari i Sassuolos ne keto dite po punon fort ne menyre te personalizuar qe te jete gati dhe qe prej fundjaves, do te rikthehet ne grup.

Objektivi eshte qe te vihet Sensi ne dispozicion te Contes per Getafen, nje sfide kjo e programuar per daten 5 gusht edhe pse me cdo mundesi, do e nise nga pankina.

E ARDHMJA TEK INTERI – Sensi ka pasur nje impakt teper te forte me Interin me 3 gola dhe 4 assiste ne gjashte javet e para te kampionatit perpara se nje seri demtimesh.

Ashtu si tregon Corriere dello Sport, aventura e Sensit tek Interi do te vazhdoje gjithesesi duke pare se ne mesin e gushtit Interi do e bleje nga Sassuolo perfundimisht.

“Eshte parashikuar ne gentleman agreement te arritur ndermjet dy klubeve veren e shkuar. Por eshte e pabesueshme se si nje lojtar qe ka luajtur aq pak sa Sensi, do i kushtoje bilancit te Interit plot 27 milione euro.”

“Gjithesesi, bindja tek Interi eshte se ai i meriton totalisht ato para, edhe pse demtimet nuk e kane lene aspak te qete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.