Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Martinez: “Inter ne CHL, ka nevoje per mua! Krenar per numrin 10, dua te luaj me Icardin dhe…”

Martinez: “Inter ne CHL, ka nevoje per mua! Krenar per numrin 10, dua te luaj me Icardin dhe…”
Bujar Berishaj

Lataro Martinez jep Intervisten e radhes ne Argjentine pasi qe eshte bere lojtar i Interit.

Duke folur per mikrofonat e Tyc Sports ai ka shpjeguar se si eshte zhvilluar tratativa mes klubit zikalter dhe Racing Avellaneda ne pjesen e fundit te saj:

“Kam shkuar ne Itali me deshiren per te vazhduar me Racing edhe per 6 muaj, por Interi, qe ka investuar shume para tek une, ka nevoje per mua pasi qe eshte kualifikuar ne Champions League. Jam shume i lumtur qe kam shkuar te Interi”.

Duke folur per numrin 10 zikalter qe do te kete ne shpine ne sezonin e ardhshem Lautaro ka shtuar: “Eshte nje gje e bukur, jam krenar. Per fat te mire e kam pasur edhe te Racing, por e rendesishme eshte qe te tregoj veten ne fushe”.

Ne Milano, Lautaro do te jete nje dyshe ne sulm me Icardin, bomberin dhe kapitenin e Interit: “Besoj qe jemi te kompletuar. Nuk e njoh akoma personalisht, por kur Inter ka ardhur per te me kerkuar isha i interesuar te luaj me te”.

Lojtari i lindur ne Bahia Blanca ne fund flet edhe per perjashtimin nga Sampaoli ne listen e te grumbulluarve te Argjentines ne Boteror duke thene:

“Me ka zemeruar fakti qe nuk isha ne liste. Por shpresoj qe Boterori te shkoj mire. Duhet te mbeshtesin skuadren, jam i sigurt qe do te japin me te miren. Ky grup meriton dicka, edhe pse do te duhet edhe pak fat”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.