
Martusciello: “E ardhmja ime eshte te Interi. Ne merkato dicka duhet bere, e di qe Ausilio…”
Ndoshta emrin e tij nuk e keni degjuar shpesh, por nese Interi ka arritur ne Champions League kete sezon (dhe sidomos me nje mbrojtje super) atehere meritat jane edhe te Giovanni Martusciello.
Ish-trajneri i Empolit iu bashkua Spallettit ne stafin e tij duke u kujdesur ne vecanti per mbrojtjen, skemat, levizjet, taktikat, integrimin e Joao Cancelo e shume detaje tjera.
Ai ka folur sot per te ardhmen e tij qe do te jete akoma me ngjyrat zikalter por edhe per merkaton, ku sipas tij duhet bere dicka. Keto jane fjalet e tij:
“Nuk e prisja te isha te Interi, por pastaj ka ardhur thirrja e Spallettit me te cilin kam nje raport profesional dhe human. Keshtu se bashku kemi vendosur qe te punojme dhe te nisemi nga nje situate qe ka qene me e madhja e karrieres sime. Kjo eksperience ka qene dicka e jashtzakonshme”.
Pastaj ai flet per rikthimin ne Champions dhe punen e bere: “Interi eshte kthyer aty ku e meriton. Kemi bere nje rrugetim te bukur, gjerat ne nje kohe u komplikuar por ia dolem. Kam pare gjera te jashtzakonshme kete vit, do te ishte mekat nese nuk do te arrinim ne Champions League”.
Ne fund, i pyetur per merkaton ai eshte pergjigjur: “Jemi vetem ne fillim dhe ka shume zera. Klubi duhet te bej dicka ne merkato por Spalletti ka qene i zoti duke provuar qe te mos i zhgenjej tifozet. Fillimisht duhet te shesim sepse jemi te kushtezuar, por Ausilio eshte i zoti me keto situata dhe do te shohim se ku do te mund te arrijme”.
“E tashmja dhe e ardhmja ime jane te Interi”, ka shtuar ne fund ai.