Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Matteo Materazzi: “Isla percaktues per Mazzarrin, ne te majte do kete nje surprize..”

Matteo Materazzi: “Isla percaktues per Mazzarrin, ne te majte do kete nje surprize..”
Xhorxh Gellci

Matteo Materazzi, agjenti Fifa dhe vellai i legjendez zikalter Marco Materazzi, ne nje interviste te bere per mikrofonat e ilsussidiario.net ka folur per ardhjen e Mauricio Isla, per situaten ne krahe dhe pritshmerite e sezonit te ri:

Mauricio Isla eshte nje hap larg Interit. Eshte blerja e duhur?

“Isla eshte akoma nje lojtar i nivelit te pare per Serine A, per kete eshte i pershtatshem per Interin qe po ringrihet. E shoh mire ne modulin e Mazzarrit, ka karakteristikat fizike dhe teknike per te qenduar tek kjo skuader.”

Lojtari ka treguar se ka shume deshire te luaje tek Interi…

“Ka luajtur shume pak tek Juventusi sepse Conte i ka preferuar lojtare te tjere, dhe gjithashtu ka patur probleme fizike. Mund te jete percaktues per lojen e Mazzarrit, nese do te ndjeje akoma besim ne drejtim te tij.”

Dikush flet keq pikerisht per problemet e tij fizike…

“Mund te ndodhe qe nje lojtar te kete nje vit te shtrember, kujtojme se pas nje viti luhet Boterori dhe ai deshiron te jete protagonist duke bere nje sezon te madh, pra motivimi nuk do te mungoje.”

Ndersa ne te majte, mendon se do mjaftojne Pereira dhe Nagatomo?

“Une mendoj qe po, Mazzarri di te perdore te gjithe lojtaret ne skuader duke nxjerre me te miren nga secili prej tyre. Per mendimin tim duhet te kemi shume kujdes japonezin kete vit.”

Ne c’kuptim?

“Mund te jete nje lojtar i rendesishem, mendoj qe roli si mesfushor krahu mund te jete me i duhuri per te. Mund te na cudite me shume nga te gjithe.”

Ku mund te arrije skuadra e Mazzarrit?

“Une mendoj qe Mazzarri mund te ndihmoje me vertet Interin qe te beje gjera te rendesishme. Sigurisht do te shohim nje skuader me shume grinte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.