Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Materazzi, cfare fjalesh ne drejtim te lojtareve te Interit: “Per mua, te fitosh nje kampionat vlen me shume se 100…”

Materazzi, cfare fjalesh ne drejtim te lojtareve te Interit: “Per mua, te fitosh nje kampionat vlen me shume se 100…”
Inter Club Staff

Pasi ka ardhur parakalimi ndaj Milanit ne klasifikim, Interi tani mezi po pret derbin me skuadren e Piolit per te tentuar pse jo edhe nje shkeputje.

I intevistuar per La Gazzetta dello Sport, ish-mbrojtesi legjendar zikalter Marco Materazzi ka dhene mendimin e tij.

Parakalimi ndaj Milanit pikerisht ne kete jave mund te jete nje sinjal?

“Nese do te jete vertete nje sinjal, mund te shihet vetem ne fushen e lojes. Por me siguri eshte ajo qe duhej perpara kesaj ndeshje.”

A eshte i merituar vendi i pare i Interit?

“Po, sepse kjo skuader eshte ndertuar per te fituar Serie A.”

Pas eleminimit nga Kupa e Italise, presioni ishte teper i larte. Pritej qe Interi te reagonte keshtu?

“Une isha optimist. E perseris, skuadra eshte e forte, ka marre karakterin e tranjerit te saj. Grupi eshte kompakt dhe po tregon se cfare mund te arrije.”

Kjo arritje ka ardhur ne momentin ku dyshimet mbi pronaret jane me te medha se kurre. A mendon se ndikon kjo?

“Mendoj se stimujt nuk mungojen asnjehere. Per mua te fitosh nje kampionat me Interin vlen me shume se 100 rroga bashke.”

Cfare ideje ke pasur per sherrin ne distance Agnelli-Conte te marten?

“Ajo qe kam pare ka qene nje Conte i interistizuar. Te shtunen ka kerkuar falje per ate gjest, por ka thene se eshte provokuar. Te pranosh gabimet e tua eshte nje gje shume e bukur.”

Si ne koherat e Tripletes, te Interi eshte ndihmes tranjer Oriali. Sa beson se ndikon roli i Leles?

“Oriali eshte nje interist i vertete. Kjo mjafton.”

Beson se Eriksen mund te zere vendin e Vidal, jo vetem ne derby por deri ne fund te sezonit?

“Christian ka nje kualitet te jashtezakonshem. Mendoj se do te integrohet si nje zot me Brozovic dhe me idhullin tim Barella. Te gjithe do te jene teper te vlefshem nga tani deri ne maj.”

Me Skriniar dhe Bastoni qe munguan prej Covid ne derbin e shkuar, Ibra tani do te beje me pak frike?

“Ibra eshte gjithmone i frikshem. Ne fund te fundit ai pretendon se eshte zoti apo jo?”

Ti qe ne te kaluaren ke bere jo pak zenka me suedezin, cfare mendimi ke pasur per Lukaku-Ibra, perplasjen e tyre?

“Jane problemet e tyre. Mendimin tim po e mbaj per vete. Mund te them vetem se Lukaku eshte gjigandi i mire ne kete mes.”

Per Interin ka qene me e rendesishme humbja e Juves me Napolin, apo ajo e Milanit me Spezian?

“Fitorja ndaj Lazios… Pertej cdo retorike, kampionati tashme varet vetem nga Interi.”

Ku do te vendoset dhe si do te perfundoje derbi?

“Do te jete nje ndeshje e rendesishme, qe do te vendoset me kundersulme. Shpresoj qe do te fitoje Interi.”

Po kampionatin kush do e fitoje?

“Seriozisht e ke ti me kete pyetje…?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.