Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Materazzi: “Icardi ben pjese ne historine e Interit. Ja cfare i uroj Lautaros…”

Materazzi: “Icardi ben pjese ne historine e Interit. Ja cfare i uroj Lautaros…”
Ardis
  • On 12/10/2018, 20:21

“IcardiLautaro? Eshte nje dyshe e forte, pastaj duhet te ekzistojne kushtet qe te mund te luajne sebashku: duhet te vendose Spalletti”.

Nga “Festivali i Sportit” ne TrentoMarcoMaterazzi flet ne mikrofonat e GazzettadelloSport, i cili ka folur per bashkejetesen e mundshme te dy sulmuesve argjentinas te Inter-it, duke thurur edhe lavderime per ta:

“Mua me pelqejne shume, Mauro tashme ka bere histori me klubin: ka qendruar “i lidhur” ne Pinetina per gjithe keto vite dhe ka realizuar 103 gola.”

”Uroj qe edhe Lautaro te ndjeke nje rruge te tille”.

Kalojme nga aktualiteti ne te kaluaren, kohen e embel te Tripletes qe sonte do behet nje event i dedikuar per te festuar:

“Kujtimi i pare qe ju vjen ndermend? Mbase ndeshja miqesore kunder Chelsea-t, ne Pasadena, kunder nje skuadre shume te mire dhe pyesnim veten ku mund te arrinim ne Europe.”

“Nuk luajme nje ndeshje te madhe, dhe per me teper i nxjerrim jashte Champions League: aty lind bindja se mund ta fitojme. Ndeshja qe riktheu sezonin eshte ajo ne Londer, kunder Blues, sepse vinim nga nje humbje kunder Catania-s: ose fitonim dhe benim historine ose do te rifillonim”.

Momenti me i bukur? “Kur nje zoteri (behet fjale per Zanetti-n) ka ngritur kupen e Champions League, per te gjithe interistet ishte kurorezimi i sezonit.”

”Une e kisha fituar Kupen e Botes, me pas pata fatin me 10 shoket e mi te fitoj edhe Champions League”.

Nje kapercim nga e kaluara ne te tashmen, mbi ambiciet e skuadres se Spallettit:

“Mbas nje nisje jo shume te mire, Inter-i eshte rikthyer ne rrugen e duhur. Ne Champions League asnje nuk e priste qe Inter-i te kishte pike te plota, kunder cdo parashikimi; duhet luajtur deri fund sepse tashme ndeshjet do te luhen ne shtepi dhe do te jene ndeshje vendimtare.”

”Me 10 pike mund te shkosh ne fazen e 1/8 te Champions League, me pas gjithcka mund te ndodhe: Roma na jep nje shembull te tille. Mund te jete edhe nje derby i bukur, pse jo?”

Me pas Materazzi foli per derby-n midis Interit dhe Milanit e programuar me 21 tetor: “Eshte nje gare unike, ne vetvete. Per fat te keq nuk fiton gjithmone ai qe eshte favorit, keshtu qe them se ne kete ndeshje favorit do te jete Milan-i”.

Matrix me pas flet edhe per kombetaren italiane: “Mancini po fillon nje rrugetim, ne Genova kemi luajtur nje pjese te pare te mire. Jemi akoma mbrapa, ne Poloni nuk do te jete e lehte”.

E mbyll me pasardhesin e Materazzit: “Me pelqejne Bastoni dhe Mancini i Atalantes, por duhet te tregojne akoma me shume. Me pelqen edhe Ferrari”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.