Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Materazzi: “Ja kush jane 3 lojtaret e vetem te ky Inter qe mund te luanin titullar ne ate te Tripletes.”

Materazzi: “Ja kush jane 3 lojtaret e vetem te ky Inter qe mund te luanin titullar ne ate te Tripletes.”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate te dhene ne Kine, Marco Materazzi prek tema te ndryshme rreth ambjentit zikalter. 

Ne kemi perkthyer disa nga deklaratat e tij me te rendesishme nga kjo interviste.

“Derby? Mendoj se ka qene nje ndeshje shume e rendesishme per mua sa here e luaja e mbase prandaj kam arritur te shenoj aq shume gola.”

“Kur nje mbrojtes arrin te shenoje 12 gola, 10 gola, do te thote se eshte nje ndihme shume e madhe per skuadren. Por kjo ishte merite edhe e skuadres nese une shenoja kaq shume.”

SUNING – “Mendoj se Interi duhet te gjete gjithmone ne Champions, eshte shume e rendesishme ne nivel nderkombetar. I duhet dhene merite edhe klubit qe ka bere nje pune mjaft te mire duke arritur aty ku deshirohej vjet.”

“Kaluan 7 vite pa Champions dhe nuk ishte e thjeshte per Interin, por ja dolen. Tani mendoj se ata po mundohen shume dhe per te ardhmen per te bere akoma me mire. Suning po punon shume mire.”

INTERI I TRIPLETES – “Kane kaluar 7-8 vite, futbolli ka ndryshuar shume. Por une mendoj se vetem disa lojtare te ketij Interi sot mund te luanin ne ate Inter. Kur mendoj kete mund te them vetem tre emra: Skriniar, De Vrij dhe Handanovic. Por ata do duhet te luftonin per nje vend titullari me Samuel, Lucio dhe Julio Cesar ama.”

“Gjithesesi ajo qe dua te them une eshte se ata jane ne lartesine e duhur. Kur nje tranjer eshte ne sintoni te plote me skuadren, arrin ti nxjere atyre gjithmone 120%. Eshte dicka qe nuk mund te shpjegohet me disa fjale por te gjithe grupet e skuadrave duhet te jene keshtu.”

NJE RIKTHIM I MOURINHOS – “Mourinho eshte nje nga tranjeret e mi te preferuar per te mos thene i preferuari. Tifozlliku mbetet per gjithe jeten, ashtu si edhe ndenja per dike. Une kam pasur fatin te luaj kete derbi me Milanin ne San Siro dhe eshte e mrekullueshme. Nje teater.”

“Ne fushe luhet ne menyre te forte, ne shkallet e stadiumit shperthen tifozeria por pas perfundimit te lojes te gjithe shok si me pare. Do te kthehesha me qef prapa ne kohe per te luajtur qofte edhe nje derbi. Ai qe me ka nevrikosur me shume eshte ai i Champions ndersa ai qe me ka dhene me shume kenaqesi ka qene ai i 4-0 ne 2009 dhe 1-0 ne 2007.

NJE PARASHIKIM – “Rezultati i ketij derbi? Them 1-2, me gol te Politanos dhe Skriniar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.