Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Materazzi nuk permbahet para ndeshjes: “Ja cfare do te beja ne dhomat e zhveshjes para nje Inter-Juve. Eshte nje…”

Materazzi nuk permbahet para ndeshjes: “Ja cfare do te beja ne dhomat e zhveshjes para nje Inter-Juve. Eshte nje…”
Inter Club Staff

I pyetur per Inter TV, Marco Materazzi ka folur per Inter-Juventus. Ja te ju pjeset me interesante te intervistes se legjendes zikalter.

Te mungon me shume fakti qe si luan me keto ndeshje apo atmosfera perpara ketyre ndeshjeve? Si mendon?

“Te mos i luaj dot me, kjo me mungon. Por me hidheron pak edhe fakti qe ska me publik neper ndeshje, do te me kishte pelqyer te shihja Interin teksa luante me publik, por ky eshte momenti dhe duhet ta pranojme.”

“Nese do te riktheheshe te Interi, si do e markoje CR7?

“Eh eshte e veshtire per te gjithe kjo. E them gjithmone se kam pasur fatin te mos luaj kurre kunder tij dhe as kunder Messit.”

“Kam qene me fat, por ama kam pasur perballe Ronaldon, ate te vertetin, me gjithe respektin edhe per Cristianon, por ai ka qene Fenomeni.”

Me VAR a eshte me e veshtire per nje mbrojtes?

“Ne e gjejme gjithmone mundesine per tu pershtatur. Pastaj duhet pare nese shkohet deri te VAR, sepse jo gjithmone arbitrat shkojne, sidomos ne ndeshje te tilla. Une do te pres me mire…”

Cila eshte Inter-Juve e preferuar per ty?

“Me shume mundesi ajo qe sapo isha rikthyer nga skualifikimi. Kisha pasur edhe nje demtim te gjate prej dy muajsh dhe me pas kisha pesuar nje skualifikim per disa fjale ne tunel.”

“Keshtu, isha stervitur per kater muaj per ate ndeshje, e dija qe skualifikimi do te mbaronte pikerisht ate dite dhe do te kisha kohe per tu gjendur gati.”

“Une u riktheva ne fushe duke lene ne pankine mikun tim Adani, qe mbeti shume keq, por e kuptoj. Por une e kerkoja shume ate ndeshje dhe ate dite. Me erdhi keq per te, por deshira ime per ta luajtur ate ndeshje ka qene shume e madhe. Ne fituam ne ate ndeshje.”

Skriniar, De Vrij, Bastoni. Materazzi ku do te luante?

“Dikush do te ulej ne pankine, ma lini edhe mua nje ndeshje… Ata po bejne gjera te medha bashke dhe kane treguar edhe ne ndeshjen e fundit ne Kupen e Italise se Interi eshte nje skuader pertej se kush luan.”

“Por do te isha integruar mire dhe ndonje ndeshje do e kisha luajtur edhe une, eh…”

Cfare fjalimi do te kishte bere Materazzi perpara Inter-Juventus, 11 lojtareve te drejtuar nga Antonio Conte?

“Do i thoja qe perballe me njeri-tjetrin do te jene me te fortet e Serie A, Interi dhe Juventusi.”

“Ata jane prapa ne kete moment dhe ata qe kane per te humbur jane Juventusi, qe ka ngelur goxha prapa.”

“Nese do te humbasin, qe te gjithe shpresojme te ndodhe keshtu, do te mbeteshin akoma me mbrapa.”

“Duhet te sjellim ne shtepi lekuren e tyre dhe tre piket. Per mua keto tre pike kane nje rendesi jetesore. Prandaj, le te fitojme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.