Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranocchia flet si nje ultras i Interit: “Ne po ndertojme nje mentalitet, por me Juventusin nuk eshte nje ndeshje si…”

Ranocchia flet si nje ultras i Interit: “Ne po ndertojme nje mentalitet, por me Juventusin nuk eshte nje ndeshje si…”
Inter Club Staff

Andrea Ranocchia, i therritur ne kauze per ndeshjen ndaj Beneventos, i eshte pergjigjur ne menyren e duhur thirrjes se Interit ne fushe. 

Ai ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire dhe menjehere pas ndeshjes, lojtari eshte ndalur para kamerave te Inter TV per te dhene nje interviste te shkurter.

Andrea, je futur ne fushe i karikuar qe prej minutes se pare dhe je gjendur gati per Interin.

“Une kerkoj te gjendem gati sa here me therrasin per te luajtur. Ne stervitemi gjithmone shume per te qene prezent.”

“Ka shume lojtare qe jane shume mire. Duhet te vazhdojme ne kete menyre. Duhet te fitojme, duhet te vazhdojme keshtu.”

Edhe pas 4-0 nuk jeni ndalur, por vullneti juaj ishte qe te shenonit akoma me shume…

“Ne po ndertojme nje mentalitet te tille, qe te mos ndalemi ne asnje moment: nga minuta e pare deri tek e fundit.”

“Edhe kur fitohet nuk duhet te dorezohesh. Eshte thelbesor per te bere nje ndeshje te mire ky aspekt.”

Kjo ndeshje e sotme ka qene thejsht etapa e pare e nje tour de force: cfare mendon?

“Po, ka shume ndesje tani, por kjo do te thote se ka dy objektiva te rendesishem per neve.”

“Nga njera ane mund te duket penalizuese, por nga tjetra na mbush me krenari sepse do te thote se po bejme mire ne me shume se nje front.”

“Kemi shume lojtare qe jane ne gjendje te mire, nuk ka asnje problem nga ana jone. Duhet te vazhdojme keshtu.”

Te marten luhet nje nga ato ndeshje, nje nga ato ndeshje ndaj Juventusit, asnjehere si te tjerat…

“Do te genjeja nese do thoja te kunderten. Ndeshja me Juventusin eshte gjithmone speciale dhe e vecante per te gjithe ne ne shume aspekte.”

“Por ne po bejme gjithcka per te treguar qe vlejme. Do te futemi ne fushe me vullnetin dhe deshiren per te kaluar kete tur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.