Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,200 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Materazzi zbulon gjithcka: “Ja cfare i thashe Mourinhos ne vesh ne ate skene lamtumire ne Bernabeu.”

Materazzi zbulon gjithcka: “Ja cfare i thashe Mourinhos ne vesh ne ate skene lamtumire ne Bernabeu.”
Inter Club Staff

Marco Materazzi eshte ne nje vizite ne Australi per te ndihmuar projektin e avancuar te  Genova International School of Soccer ne Sydney dhe Melburne.

Ai atje nderkohe ka dhene nje interviste te gjate per KEEPUP, ku ka treguar nder te tjera edhe nje prapaskene teper te rendessishme te karrieres se tij.

Behet fjale per ato pak sekonda, kur Jose Mourinho dhe Materazzi perqafohen pas ndeshjes ne Bernabeu.

“Cfare i kam thene Mourinhos ne ate moment ne Bernabeu? Eh, nje moment shume emocionues i karrieres time.”

“Kur ai doli dhe e pashe, une fillova direkt te qaj. E dija qe do te ikte. Por erdhi me perqafoi dhe filluam te qanim te dy.”

“I thashe: “Ej, mik, na ke lene me lloj-lloj tranjeri tani…”, sepse e dija qe pas tij cdo tranjer qe do te vinte nuk do te bente mire.”

“Me vone erdhi Benitez dhe iku shume shpejt. Mendoj se nese Mou do te kishte qendruar me Interin, ne do te kishim te pakten nje Scudetto me shume.”

“Mbase jo Champions, por titullin e sigurt qe po. Kishim nje skuader shume te mire, lojtare shume te mira. Ne janar ishim 19 pike prapa Milanit. Ne derbi shkuam vetem nje pike prapa.”

“Nese do te fitonim ate derbi, do te kishim fituar titullin. Por eshte jeta, futbolli. Gjerat shkojne sa andej ketej. Ky eshte futbolli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.